Vajzat në pubertet, kur rrotullojnë sytë dhe e kthejnë fjalën në të vërtetë do të thotë “Faleminderit për këshillën e dobishme. Unë do të përpiqem ta dëgjoj atë.“
Shkencëtarët nga Britania e Madhe pohojnë se pritshmëritë e larta të prindërve nga adoleshentet e tyre – veçanërisht përkujtimi i vazhdueshëm i atyre pritjeve – janë një nga faktorët më të rëndësishëm në suksesin e ardhshëm të vajzave.
Në një deklaratë të titulluar: “Pas çdo gruaje të suksesshme qëndron një nënë që i çan kokën? Adoleshentet që kanë nëna kërkuese kanë më shumë gjasa të kenë sukses”, studiuesit nga Universiteti i Essex-it theksojnë se pritshmëritë e larta të “prindit kryesor” – që zakonisht është nëna – i pengojnë vajzat të bien në gracka që mund të ulin shanset e tyre për sukses.
Përkatësisht, vajzat e prindërve “të vështirë”:
më rrallë mbeten shtatzënë si adoleshente,
më shumë regjistrohen në fakultet,
më rrallë ” ngecin” duke bërë punë të paguara dobët pa perspektivë,
kanë më pak gjasa të jenë të papuna për një kohë të gjatë.
Studiuesit studiuan përvojat e rreth 15,000 vajzave britanike, duke filluar nga mosha 13-14 vjeç, për dhjetë vitet vijuese./natalmedia.com/
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”