Dhimbja e Bishtit (COCCYX) gjatë shtatzënisë

Shkruan: Olt Aliu

Fizioterapeut.

ÇFARË ËSHTË COCCYX DHE PSE KAM DHIMBJE?

  • Coccyx (bishti) është kockë trekëndore e vogël në shtyllën kurrizore e cila përbëhet nga 3-5 rruaza. Coccyx është i ngjitur në sakrum/baza e shtyllës kurrizore nga ligamente të ndryshme dhe muskulin ‘levator ani’ (pjesë e muskujve të pelvikut). Dhimbja e coccyx ose coccydynia është gjendje e rrallë që prek gratë pesë herë më shumë se meshkujt.

Gjatë shtatzënisë, postura e trupit ndryshon dhe pelviku anon përpara për shkak të peshës në rritje të foshnjës. Kjo peshë shtesë mund të anojë pelvikun para e cila mund të tërheqë coccyx.

Për më tepër, çdo traumë në mollaqe/coccyx ose mikrotrauma të përsëritura, për shembull nga qëndrimi joadekuat ulur ose sportet si çiklizmi mund të shkaktojnë dhimbje të coccyx. Shtatzënia gjithashtu mund të përkeqësojë çdo dëmtim të mëparshëm të coccyx. Shumica e grave e shohin të pakëndshme ngritjen në këmbë nga pozita ulur dhe e shohin se lëvizja përreth ndihmon.

 

ÇFARË E PËRKEQËSON DHIMBJEN E COCCYX?

  • Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, veçanërisht në një sipërfaqe të fortë;
  • Përkulja;
  • Ngritja;
  • Ngjitja e shkallëve.

SI MUND TA MENAXHOJ DHIMBJEN?

  • Fizioterapia luan rol kyç në këtë problem. Fizioterapeuti ofron këshilla të përgjithshme që duhen ndjekur nga nëna, këshilla për korrigjimin e posturës dhe ushtrime për të ndihmuar në forcimin e muskujve që mbështesin coccyx dhe pjesën e poshtme të shpinës/pelvikut./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts