Dhimbja e lindjes është e vetmja dhimbje në jetë që nuk do të na dëmtojë

Për shkak të frikës nga dhimbja dhe mospërgatitjes se si të përballemi me dhimbjen e lindjes, ne krijojmë rezistencë fizike në muskuj. Dhe kur kemi frikë nga ajo dhimbje, vështirë se mund të relaksojmë trupin tonë dhe ta lëmë atë dhimbje të kalojë. Duke krijuar panik, ne rrisim dhimbjen, por edhe ngadalësojmë ecurinë natyrale të lindjes.

Mekanizmi i ‘ikjes ose luftimit’ kur ndjejmë frikë

Kur ndjejmë rrezikun, trupi ynë vërshohet me adrenalinë për të na dhënë forcën për të luftuar ose për të ikur nga ai rrezik. Por lindja në vetvete nuk është një rrezik. Në fakt, gjatë lindjes trupi ynë liron sasi të mëdha të një hormoni tjetër – oksitocinën. Ky hormon, i cili quhet edhe hormoni i dashurisë, është e kundërta e adrenalinës dhe lirohet gjithashtu gjatë lindjes dhe të ushqyerit me gji.

Është shumë e rëndësishme të jemi të relaksuar dhe të lejojmë procesin të rrjedh natyrshëm sepse pas atij procesi ju do ta keni në prehër mrekullin – bebin tuaj tuaj. /natalmedia.com/

                                                                                                    

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts