Nga Dr.Ismail Lutolli
Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
A keni menduar ndonjëherë…….?
A keni menduar ndonjëherë se si mund të shpëtoni ndonjë jetë ?
A keni menduar ndonjëherë se si mund t’i “dhuroni” jetë dikujt qe numëron tik taket e fundit?
Ju mund ta bëni këtë, ju mund të ofroni nga trupi e qenia juaj gjakun, me të cilin një jetë tjetër do të shpëtohet.
Ju mund të ofroni gjakun për një foshnje të porsalindur, e cila po mbaron jetën ende pa e filluar mirë.
Ju mund të ofroni gjakun tuaj një të riu, i cili pas fatkeqësisë në komunikacion është duke numëruar momentet e fundit të jetës nga gjakderdhja.
Ju mund ti ofron gjakun tuaj një nëne, e cila ka sjellë në jetë një foshnjë, ka gjakderdhje dhe ndodhet në buzë të vdekjes.
Ju mund të ofroni gjakun tuaj një të sëmuri me leukemi, i cili kalon me javë dhe muaj duke u përpëlitur në shtratin e vdekjes.
Ju mund të ofroni gjakun tuaj për mijëra të tjerë që kanë nevojë gjatë intervenimeve kirurgjike për gjakun tuaj, me të cilin i mbajnë gjallë në jetë.
Mos hezitoni për të dhuruar gjakun tuaj dhe mos harroni se gjaku nuk mund të prodhohet por dhurohet, vetëm dhurohet.
Dhuroni dhe bëhuni heronjtë e vërtetë që shpëtojnë jetë nga gjaku i tyre.
Unë sot sjell para jush një hero të heshtur por pjesë intelektuale e vendit tonë.
Betim Bregovina (ka përfunduar master të psikologjisë shkollore).
Ky njeri ka shikim të dobësuar por që shikon me syrin e zemrës dhe ofron nga zemra atë që të tjerët kanë nevojë.
Ky djalosh me zemër te madhe më drejtë sesa të tjerët e kuptoi se të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të japësh dorën e ndihmës dikujt në nevoje, të shpëtosh jetë!
Shembull qe duhet ndjekur nga të gjithë ne.
Dhuroni gjak dhe bëhuni heronjtë e vërtetë që shpëtojnë jetë nga gjaku i tyre./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”