Dhimbjet e lindjes shpesh përshkruhen si dhimbjet me një intensitet të lartë. Kjo dhimbje vjen nga kontraktimet e forta të mitrës, shtrirja e indeve dhe presioni që jep kalimi i foshnjës në kanalin e lindjes. Megjithatë, gjersa dhimbja e lindjes është unike në kontekstin e saj fizik dhe emocional, nuk është i vetmi lloj i dhimbjes që mund të arrijë një intensitet të lartë. Në shumë situata të tjera mund të përjetojmë dhimbjet e ngjajshme me atë të lindjes, duke përfshirë gjendjen shëndetësore, lëndimet ose procedurat kirurgjikale.
Dhimbjet që mund të krahasohen me lindjen e fëmijës:
Kocka të thyera
Edhe pse jo çdo frakturë është po aq e dhimbshme, frakturat komplekse, të tilla si femuri, mund të shkaktojnë dhimbje të forta që zgjasin për javë të tëra. Fraktura të tilla shpesh kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale dhe vendosjen e pllakave metalike, dhe rehabilitimi kërkon kohë. Gratë që kanë përjetuar dhimbje nga thyerja e kockave i krahasojnë ato me dhimbjet e lindjes.
Migrena dhe dhimbje koke
Dhimbjet e forta të kokës, si migrena, mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme. Migrena shpesh shoqërohet me simptoma të tilla si të vjella dhe hipersensibilitet ndaj dritës, dhe mund të zgjasë për ditë të tëra, ndonjëherë këto dhimbje krahasohen me dhimbjet e lindjes.
Gurët në veshka
Gurët e veshkave formohen në traktin urinar dhe mund të kalojnë nëpër kanalet urinar, gjë që mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme. Simptomat përfshijnë dhimbjet e shpinës, dhe një nxitje të vazhdueshme për të urinuar. Disa njerëz pohojnë se kalimi i një guri përmes uretrës është dhimbje e krahasueshme me lindjen e fëmijës, ndërsa të tjerë thonë se është edhe më rënd.
Gurët në tëmth
Ngjashëm me gurët e veshkave, gurët në tëmth shkaktojnë dhimbje të forta të përcjellura me vjellje dhe në shumicën e raste është e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Për disa gra, dhimbja për shkak të gurëve në tëmth tejkalon edhe dhimbjen e lindjes.
Infeksionet e traktit urinar
Infeksionet e traktit urinar (UTIs) mund të jenë shumë të dhimbshme dhe janë të shpeshta edhe gjatë shtatzanisë.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë djegien, nxitjen e shpeshtë për të urinuar, dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut ose shpinës, gjaku në urinë dhe ethe. Edhe pse dhimbja e shkaktuar nga infekcionet urinare janë të forta jo shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e lindjes.
Kanali i rrënjës së dhëmbëve
Dhimbja e dhëmbit, pastrimi i kanaleve të rrënjës së dhëmbit krahasohen nga shumë nëna me dhimbjet lindjes. Kjo procedurë përfshin shpimin e dhëmbit dhe heqjen e nervit, gjë që sjell lehtësim, por mund të lërë ndjeshmëri për disa ditë.
Ndërhyrjet kirugjikale
Operacionet gjithashtu shkaktojnë dhimbje. Në raste më të lehta sic është laparoskopia, që shkakton më pak shqetësime deri te operacionet më serioze, të tilla si ato që përfshijnë prerje më të mëdha, mund të shkaktojnë dhimbje që zgjasin për javë të tëra, të krahasueshme me periudhën e paslindjes.
Lindja e stimuluar
Induksioni që shërben për të shpeshtuar lindjen shpesh shkakton dhimbje të forta sepse barnat si oksitocina shkaktojnë kontraktime të forta. Trupi nuk ka kohë për përgatitje graduale, gjë që mund ta bëjë këtë lloj lindjeje më të dhimbshme sesa lindje spontane.
Çfarë ndikon në dhimbjen gjatë lindjes?
Dhimbja gjatë lindjes është unike për çdo grua, dhimbjet e lindjes varen nga faktorë të tillë si:
Komplikimet e shtatzënisë
Mënyra e lindjes
Përdorimi i medikamenteve kundër dhimbjes
Përballja e trupit ndaj dhimbjes
Numri i foshnjave që gjenden në barkun e nënës
Si reagon stafi mjekësor ndaj dhimbjes së pacientit.
Dhimbja gjatë lindjes ndryshon në varësi nga shumë faktorë:
Ankthi mund të rrisë dhimbjen sepse shkakton tension të muskujve dhe çliron adrenalinën, duke e bërë të vështirë relaksimin. Teknikat e frymëmarrjes dhe masazhi mund të ndihmojnë në uljen e stresit.
Pozicioni gjatë lindjes ndikon edhe në nivelin e dhimbjes.
Shtrirja në shpinë mund të shkaktojë presion shtesë në shtyllën kurrizore dhe të zgjasë lindja, ndërsa pozicionet vertikale, të tilla si qëndrimi në këmbë ose ulja, mund ta bëjnë më të lehtë lindjen e foshnjës./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”