Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj
- Mos e komentoni (jepni vërejtje) të folurën e fëmijës tuaj në prani të tij/saj. Ky veprim është prej shkaktarëve të fortë të belbëzimit.
- Mos e lejoni fëmijën tuaj të shikojë tik – tok, reel – s. (Aplikacjone në instagram, fb që japin emocjone të përshpejtuara për pak kohë). Kjo shkakton një dozë të traumës, e cila gjithashtu e sjellë belbëzimin.
- Mos e ngarkoni me shumë detyra fëmijën nëse ka probleme/ngecje në mësim – nxënie – disleksi (probleme në lexim, shkrim, llogaritje matematikore). (Vlen nga 8 vjeç e më lartë)
- Mos e ngjyrosni dhomën me një ngjyrë pikante dhe me mungesë të kontrastit (si në disa raste kur lind djalë me të kaltër pikante, e vajzë me rozë pikante). Kjo e dëmton shëndetin logopedik të fëmijës. Dhoma me ngjyra të ndryshme dhe me figura rrathësh e koni, hëne, dielli, janë më të mira për shëndetin e fëmijëve të vegjël.
- Nëse fëmija juaj është rrit në një ambient dygjuhësorë dhe ka ngecje në gjuhën amtare, duhet që të ja bëni televizorin, telefonin, ambientin familjar të komunikimit në gjuhën shqipe, që ai/ajo të përparojë në gjuhën amtare. Përparimi në gjuhën amtare gjithmonë është më prioritet në aspektin logopedik, se në gjuhë të huaj.
- Në kohën para gjumit 40 – 60 minuta, largojini paisjet e teknologjisë (i – phone, i – pad, etj) nga dhoma e tij/saj.
- Një qasje e pjesshme është më e mirë se ndëshkimet rigoroze në mënjanimin e një shprehie apo sjelljeje, ose në formimin e një shprehie të mirë. (Si shembull, të vijë të ulet në tryezë kur është koha e bukës.) Si shembull, dëshironi të ja zvogëloni qasjen në teknologji, jepini ndonjë gjë që ai pëlqen si befasi, psh kindërvo apo ti blini ndonjë lodër, kërkojani ta heqë telefonin pasi ta bëjë jepni njërën nga ato që u përmendën, por jo këtë qasje për kohë shumë të gjatë sepse dhurata bëhet më pas varësi, për ta realizuar atë gjë.
- Lejoni fëmijët të kërcejnë në shtrat apo në trampolinë. Kjo ndikon shumë mirë në aspektin logopedik, vetëm bëni kujdes që të mos rrëzohen./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”