Disa shenja që mund të paralajmërojnë një atak kardiak

Këto simptoma fillojnë të shfaqen rreth një muaj përpara se zemra të përjetojë një atak kardiak. 

Vështirësi në frymëmarrje

Nëse mushkëritë nuk mund të marrin mjaftueshëm oksigjen, atëherë zemra nuk do të marrë gjakun që i nevojitet. Në rast se keni vështirësi në frymëmarrje, vizitoni mjekun tuaj, sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo mund të jetë një paralajmërim për një atak të zemrës.

 

Simptomat e ftohjes dhe gripit

Disa njerëz që kanë pësuar sulm në zemër kanë këto dy simptoma që zgjasin edhe pas trajtimit, prandaj duhet të vizitoni mjekun tuaj.

 

Presion në gjoks

Ndonjëherë njerëzit e injorojnë këtë shenjë, sepse mendojnë se është një gjë normale ose asgjë e veçantë dhe nuk shkojnë fare në vizit mjekësore por në asnjë rast nuk është normale. Presioni në gjoks është një shenjë e qartë dhe më e dukshme nga të gjitha për një atak në zemër që mund të ndodhë në një të ardhmën e afërt.

 

Rënie e peshës trupore

Kjo mund të jetë një shenjë se mund të keni një atak në zemër në të ardhmen e afërt. Kur arteriet tuaja ngushtohen, gjaku nuk lejohet të qarkullojë siç duhet, që do të thotë se muskujt nuk po marrin atë që kanë nevojë dhe kjo mund të shkaktojë një rënie në peshë.

Djersë e ftohtë, marramendje

Qarkullimi i dobët ndikon në rrjedhën normale të gjakut në tru, gjë që është e rëndësishme për funksionimin e duhur të trurit.

 Lodhja

Nëse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur, edhe pasi keni fjetur ose pushuar për një kohë të gjatë, dhe kjo vazhdon për ditë, atëherë mund të nënkuptojë se zemra nuk po pompon mjaftueshëm gjakë.

Mënyra më e mirë për të parandaluar një atak në zemër është të njohësh ndonjë nga këto simptoma dhe t’i trajtosh menjëherë.

Jini të kujdesshëm dhe nëse keni ndonjë nga këto simptoma, vizitoni mjekun tuaj. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts