Disa shpjegime për problemin e belbëzimit dhe një këshillë nga Logopedi

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

Belbëzimi është një ç’rregullim në rrjedhshmërinë e të folurit që ka të bëjë me bllokimin, zgjatjen, përsëritjen e fjalëve, problemeve në frymëmarrje dhe disa sjelljeve dytësore, tretësore, si dridhjet dhe shtangiet e syve, dridhjet e buzëve, mimikave të fytyrës.

Varësisht nga niveli i problemit, janë edhe simptomat.

Shkaktohet nga:

  1. Komentimi i të folurës së fëmijës në Prani të tij/saj.
  2. Tik – Tok, Reel – s. (Aplikacionet në Instagram, Facebook, YouTube që japin shumë emocione në pak sekonda).
  3. Faktorët Psikologjikë (siç janë traumat, emocionet në raste të posaqme, frika e të folurit në publik, etj).
  4. Mungesa e Vitaminës B Complex.
  5. Trashëgimia.

Një këshillë:

Kur të flisni mbane mendjen vetëm tek ajo çështja që po thoni, e mos e mbani mendjen në mënyrën se si po e thoni (është fjala a po bllokojë a jo). Pasi që njëra ndër arsyet pse njerëzit belbëzojnë është që e mbajnë shumë mendjen “A po flasë mirë a jo (është fjala në aspektin e përsëritjes, bllokadës)”./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts