Djali im është dy vjeçar dhe akoma nuk e thotë asnjë fjalë – A është shqetësuese kjo gjë?

Pyetje:

Djali im është dy vjeçar dhe akoma nuk e thotë asnjë fjalë. Nëse dëshiron diçka tregon me dorë, po akoma nuk flet?A është shqetësuese kjo gjë? Falrminderit nëse më përgjigjeni.

Përgjigje:

Përshëndetje, në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv, a kupton dhe a i merr komandat fëmija, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi që nuk kam të dhëna të mjaftushme rreth fëmijës.
Është e rëndësishme që të fillohet stimulimi i të folurit sa më shumë, disa këshilla që mund t’i ndjekni në shtëpi janë këto: në kërkesa të stimuloni fëmijën të verbalizoj, të përshkruani verbalisht qdo veprim që bëni së bashku, të imitoni zërat e kafshëve duke filluar nga ato më të lehtat, t’i lexoni përralla, të këndoni, të largohet sa më shumë nga teknologjia dhe të luaj me lodra, poashtu preferohet vijimi i kopshtit.
Është e preferueshme të bëni një konsult tek logopedi që të vlerësoj fëmijën që të merrni udhëzimet e duhura dhe në qoftë se identifikohet ndonjë problem preferohet ndërhyrja e hershme logopedike për efekt më të lartë.
Egzona Maloku – Logopede./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts