Djali tre vjeç nuk po flet asnjë fjalë, çfarë mund të bëjmë?

Pyetje:

Përshëndetje, djali im 3-vjeçar ende nuk është duke folur. Ai nuk thotë asnjë fjalë, as “mami” as “babi”, dhe mua më duket se ndonjëherë nuk po na kupton. Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë këshillë se çfarë duhet të bëj? Kam dëgjuar raste kur fëmijët deri në moshën 5 vjeç nuk kanë folur dhe më pas kanë pasur përmirësime.

Përgjigje:

 

Përshëndetje!

Secili fëmijë e ka rrugën e vet të zhvillimit, prandaj çdo krahasim nuk është i dobishëm! Është shumë e rëndësishmë të kuptohen arsyet e kësaj vonesë. Në moshën 3 vjeç, shumica e fëmijëve mund të thonë rreth 200-1000 fjalë.

Kjo mund të ndryshojë varësisht nga fëmija në fëmijë, duke pasur parasysh faktorë si stimulimi gjuhësor, mjedisi, dhe faktorë të tjerë të zhvillimit. Është e rëndësishme të kuptohet se zhvillimi gjuhësor është një proces individual për secilin fëmijë.

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal si “Hidhe topin”, “Ulun atje”, “Ama lodren”.

Duhet të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i djalit tuaj, si dhe të merret historia zhvillimore e tij që të gjendet shkaku dhe të arrijmë në një konkluzion se pse djali juaj nuk flet ende. Pasi që të bëhet vlerësimi i tij, duhet të krijohet një plan terapeutik se si të mbështetet ai dhe të fillojë trajtimi sa më i shpejtë i tij!

Prandaj, ju rekomandoj që ta dërgoni menjëherë për vlerësim tek psikologu! Intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe mund të parandalojë vonesat në zhvillim.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste

 

/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts