Xhenxhefili më përbërjen e tij unik përmban gjitha mikroelementet e dobishme, vitaminat, acidet organike që mund të zvogëlojnë inflamacionin.
Xhenxhefili ka një aftësi unike për të pastruar trupin nga pothuajse të gjitha llojet e toksinave, të cilat mirren nëpërmjet ushqimit, alkoolit, kimikateve dhe rrezatimit.
Toksinat janë shkaktarët kryesore të shumë sëmundjeve! Ato helmojnë trupin tonë, shkaktojnë degjenerimin e qelizave, gjë që çon në sëmundje onkologjike (kancer). Toksinat grumbullohen në muret e enëve të gjakut dhe bëhen shkak i hipertensionit, sklerozës së shumëfishtë, goditjes në tru, si dhe sëmundjeve të zemrës.
Toksinat që grumbullohen në zorrë çojnë në gastrit, kolit, ulcera, sëmundjen e pankreasit, metabolizëm të dëmtuar, sëmundje endocrine dhe diabet.
Kripërat (dhe ato janë gjithashtu toksina) që formohen në nyje, shkaktojnë artrit dhe osteoporozën.
Xhenxhefili është kurë natyrale për pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme, pastron gjakun, nxit tretjen dhe djeg në mënyrë të përsosur depozitat e tepërta të yndyrës.
Receta për përshpejtimin e metabolizmit
Përbërësit:
– Hidhni 1 rrënjë të vogël (10-20 gr) xhenxhefil ose 1 lugë gjelle pluhur xhenxhefili me 200 ml ujë të vluar dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.
– Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe lëng limoni
Përdorimi:
Konsuoni këtë pije në stomakun bosh, gjysmë ore para çdo vakteve, dhe në gllënjka më të vogla mes vakteve.
Kjo pije shpejton metabolizmin, neutralizon toksinat e akumuluara në trup dhe ndihmon tretjen më të mirë të ushqimit.
Receta për të mbështetur qëndrueshmërinë e imunitetit
Përbërësit:
– 500 gr mjaltë dhe një kavanoz prej 700-800 ml (jo më i vogël) – 2 rrënjë xhenxhefili dhe lëng prej 1 limoni
-3-4 thelba hudre
Grijeni xhenxhefilin, shtrydhni lëngun e limonit, dhe hudhrën e pastruar, të gjithë përbërësit vendosni në një kavanoz dhe lëreni të qëndrojn për një ditë.
Pastaj hidhni mjaltën në kavanozin ku gjinden përbërësit.
Merrni nga kjo përmbajtje 3 lugë gjelle në ditë për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe forcimin e imunitetit./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”