Kungulli është rreth 90 për qind ujë, dhe gjithashtu përmban një sërë përbërësish të vlefshëm si proteina, karbohidrate, yndyrna, vitamina A, C, B1, B2, B3, B6, niacinë, acid folik, minerale (kalium, fosfor, kalcium, hekur), oligo dhe mikroelementet, pektina dhe celuloza. Është i shkëlqyer për parandalimin e shumë sëmundjeve:
I mirë për mushkëritë
Kungulli është i mrekullueshëm për traktin respirator. Hulumtimet e kryera në Kinë treguan se njerëzit që hanë rregullisht kungull kanë 27 për qind më pak mundësi për të zhvilluar sëmundje të mushkërive, e gjitha kjo falë sasisë së madhe të beta karotinës.
Studime të shumta kanë treguar se ky ushqim është i pasur me beta karoten e që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ndikon në humbje peshe
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe vlerave të ulëta kalorike, është një ushqim i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ai përmban gjithashtu pektina, celulozë, si dhe fibra të tjera bimore, gjë që e bën atë lehtësisht të tretshëm. Nuk ka pothuajse asnjë yndyrë, dhe ka vetëm tridhjetë kalori në 100 gramë kungull. Nëse kungulli përdoret rregullisht, mund të parandalojë plakjen e parakohshme të trupit, shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe formimin e kataraktave.
Diuretik dhe laksativ
Është një aleat i mirë në luftën kundër osteoporozës falë zinkut që gjendet në të. Kungulli rregullon tretjen e ushqimit, vepron si laksativ, prandaj rekomandohet për parandalimin e kapsllëkut.
Fruti i kungullit rekomandohet në mjekësinë popullore si diuretik për të larguar ujin e tepërt nga organizmi, veçanërisht te personat që vuajnë nga reumatizma, inflamacionet e veshkave dhe fshikëzës urinare.
Përmirëson disponimin
Rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga depresioni për shkak të përqindjes së lartë të aminoacidit L-triptopan. Ky acid stimulon sekretimin e serotoninës në trup për një humor më të mirë./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”