Dy mënyra të thjeshta se si të zbuloni se fëmija juaj po përballet me një problem

Psikologu i fëmijëve Sam Vas theksoi në një intervistë se ka 2 shenja paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë dhe që mund të tregojnë se diçka nuk shkon me fëmijën e tyre. Siç shpjegon edhe vetë psikologu, çdo fëmijë është i ndryshëm, secili përballet me sfida të ndryshme në mënyra të ndryshme, kështu që shpesh bëhet e vështirë për prindërit të zbulojnë me kohë problemin që po e mundon fëmijën.

 

“Edhe pse çdo fëmijë është specifik, ne psikologët priremi të kategorizojmë se diçka nuk shkon me fëmijën në dy mënyra.

E para është diçka që ne e quajmë sjellje të jashtme, kur fëmija ka ndonjë problem ndryshon sjellja e tij kryesisht bëhet i dhunshëm “godet vëllanë ose motrën, thyen ose dëmton gjërat e të ngjashme”.

Përveç sjelljes së dhunshme dhe zemërimit, fëmijët tërhiqen në vetvete dhe fshehin ndjenjat e tyre.

Një fëmijë i tillë nuk do të tregojë se ka probleme, por do t’i grumbullojë të njëjtat brenda vetes, paralajmëron psikologu i cili pohon se prindërit do ta dallojnë më lehtë këtë sjellje nëse fëmija papritmas fillon të shmangë të flasë, tërhiqet në vetvete ose fillon të shmangë ngrënien.

 

Nëse vëreni ndryshimet e sipërpërmendura në sjelljen e fëmijës suaj, bisedoni me të, përpiquni t’i afroheni, ndihmojeni dhe nëse është e nevojshme konsultohuni me punonjësit e shëndetit mendor./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts