Si ta përdorni kondicionerin e të mos dëmtohet shëndeti i fëmijës?

Nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur kondicionerin në hapësirën ku qëndron fëmija juaj.

Që fëmija të mos ketë probleme shëndetësore nga përdorimi i kondicionerit është e nevojshme të respektohen disa rregulla të rëndësishme.

 

Kontrolloni gjendjen e kondicionerit

Nëse ndjeni një erë të pazakontë ose dëgjoni një zhurmë të pazakontë të motorit të kondicionerit, është e nevojshme ta fikni menjëherë dhe të kryeni riparimet e nevojshme.

Në fillim të sezonit është i nevojshëm pastrimi ose ndërrimi i filtrave në kondicionerit

Nëse filtrat janë të ndotur, mbi to shumohen bakteret dhe kërpudhat, të cilat më pas përhapen në të gjithë ambientin.

Vendosni kondicionerin në një temperaturë të rehatshme

Rregulli i temperaturës është që ndryshimi i temperaturës në krahasim me mjedisin e jashtëm nuk duhet të jetë më i madh se pesë deri në shtatë gradë. Ky rregull është i vështirë për t’u zbatuar nëse jasht është 40 gradë. Në këtë rast, vendosni kondicionerin në një temperaturë që do t’i përshtatet të gjithëve.

Mos dilni “papritmas” me fëmijën nga dhoma me ajër të kondicionuar

Një ndryshim i madh dhe i shpejtë është një tronditje për çdo organizëm, përfshirë edhe fëmijën. Nëse keni planifikuar të dilni, fikeni kondicionerin pesëmbëdhjetë minuta më parë. Nëse jeni me nxitim, qëndroni në korridor për të paktën pesë minuta. E njëjta gjë vlen edhe kur hyni në një ambient të kondicionuar.

Kujdesuni që kondicioneri të mos fryjë drejtpërdrejt te fëmija

Rregulloni krahët e pajisjes në mënyrë që askush të mos ekspozohet ndaj një rryme të drejtpërdrejtë të ajrit të ftohtë./natalmedia.com/

 

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts