E vërteta rreth lindjes me prerje cezariane

Imagjinoni që jeni dërguar për një operacion të zakonshëm dhe kur dilni nga dhoma, ju presin me një fëmijë të vogël dhe ju thonë që tani e tutje duhet të kujdeseni për të edhe pse ju jeni në një gjendje të dërmuar dhe me një dhimbje të papërballueshme e cila e pamundëson lëvizjen për orë të tëra. Epo, pikërisht kjo është gjendja juaj pas  një lindjeje me prerje cezariane!

Prerja cezariane është bërë shumë e njohur, numri i lindjeve cezariane po rritet dita ditës dhe shumë gra vendosin që në këtë mënyrë ta sjellin në jetë foshnjën e tyre. Bindja e tyre se lindja cezariane është lindje pa dhimbje dhe për t’iu shmangur dhimbjeve të një lindje natyrale vendosin për prerje cezazariane. Por e vërteta qëndron ndryshe, prerja cezariane bartë me vete rreziqet e shumta siç janë:

  • Nëna mund të vuajë nga inflamacioni dhe infeksioni i shfaqur në membranat uterine. Ky shqetësim quhet endometrit dhe mund të shoqërohet me temperaturë, ethe, dhimbje shpine dhe rrjedhje vaginale me aromë të keqe si edhe dhimbje të uterusit.
  • Një tjetër rrezik është shfaqja e hemorragjisë, gjë e cila ndodhë më rrallë nëse lindja bëhet me një lindje normale.
  • Mund të shfaqet infeksion në rrugët urinare, si për shembull cistiti. Ky infeksion mund të shfaqet edhe në fshikëzën e urinës si edhe në veshkat.
  • Gruaja mund të ketë probleme me jashtëqitjen si pasojë e ngadalësimit të lëvizjes së zorrëve.
  • Mund të vihet re një reaksion i shaktuar nga anestezia. Në disa raste të rralla, gruaja mund të vuajë nga dhimbje të mëdha koke të shkaktuara nga aplikimi i anestezisë lokale. Mund të vihen re edhe reaksione alergjike të shkaktuara nga anestezioni.
  • Rreziku për t’u formuar trombe në vena, kryesisht në të këmbëve dhe zonës pelvike, është -rreth 4 herë më i madh nëse ndodhë një lindje me operacion cezarian. Nëse trombet spostohen në mushkëri, gruaja mund të rrezikojë jetën. Mjeku duhet të marrë menjëherë masa për të parandaluar këtë, dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë.

Si ta bëni këtë?

Duke filluar të ecni sa më parë të jetë e mundur.

  • Sigurisht që edhe plaga mund të infektohet dhe të shkaktojë probleme tek gruaja pas lindjes me operacion.
  • Mund të ndodhë rrallë, por gjatë një lindjeje me operacion aksidentalisht mund të dëmtohen organet përreth, gjë e cila kërkon kryerjen e një ndërhyrje tjetër.
  • Rritet rreziku i shfaqjes së komplikacioneve në lindjet e ardhshme si për shembull: hemorragjia, plaçenta previa, pozicion anormal i fetusi.

Në vendin tonë dhe rethin nënat e ardhshme nuk mund të vendosin në mënyrë të pavarur nëse fëmijën e tyre do ta lindin me lindje natyrale ose me prerje cezariane, përveç nëse lindin në një klinikë private.

Dhe kur fillon një “luftë” mes nënave që kanë lindur në mënyrë natyrale dhe “perandorëve”, të parët zakonisht thonë “As ti nuk e di se sa është e dhimbshme lindja natyrale!”.

Oh po, nuk e di, më besoni, nuk e keni idenë se sa shumë dhemb një prerje cezariane.

Ky mister kohët e fundit u përpoq të zbardhej nga një nënë, e cila postoi një foto të prerjes cezariane në Facebook, duke u bërë të ditur shumë nënave se prerja cezariane mund të jetë gjithçka tjetër por asnjëherë nuk është mënyrë më e lehtë për të lindur.

 

A e dini se çfarë do të thotë prerja cezariane?

Një prerje e gjatë dhjetë ose më shumë centimetra përmes së cilës e nxjerrin fëmijën tuaj, dhe para kësaj bëhet prerja e gjitha shtresav të mitrës dhe lëvizin gjitha organet tuaja në mënyrë që të mos t’ju pengojnë. Më besoni, nuk e kam imagjinuar kështu ardhjen e djalit tim – ka shkruar kjo nënë bashkë me përvojën e saj gjatë rikuperimit pas lindjes.

Ju as nuk e kuptoni se sa shumë ka nevojë trupi juaj për barkun. Dhe kur keni një prerje si kjo, duhet të dini se për ditë të tëra nuk do të jeni në gjendje të bëni një sërë lëvizjesh për të cilat zakonisht përdorni stomakun tuaj. Kur më kujtohet ajo ditë e parë në spital, nënat me lindje natyrale po ecin në koridoret e spitalit kurse unë jam shtrirë në shtrat pa lëvizur. Dhe kur infermieret të thonë se duhet të ngrihesh për të bërë dush, thjesht nuk e beson se je e aftë! Dhimbja është e padurueshme – ndjeni një goditje të mprehtë jo vetëm në zonën e prerjes, por shumë, shumë më thellë.

Për një lëvizje, për të ushqyer fëmijën tuaj me gji, ju nevojiten disa minuta dhe decilitra djerse për këtë përpjekje.

 

Para se të vendoseni për një lindje me prerje cezariane ju lutem mendohuni mirë nuk është aq e lehtë siç duket./natalmedia.com/

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts