E vërtetuar: prekja ndikon në të dhënat gjenetike të fëmijës

Përqafimet, puthjet, mbajtja e duarve dhe butësia që prindërit u japin fëmijëve të tyre nuk u japin atyre vetëm një ndjenjë sigurie, ngrohtësie dhe dashurie. Shkencëtarët vërtetojnë se përqafimet mund të prekin edhe vetë qelizat dhe ky efekt zgjat me vite.

Pse është prekja kaq e rëndësishme?

Që në momentin e parë që një fëmijë i vogël vjen në jetë, prekja e prindërve është një aspekt i rëndësishëm kujdesi për çdo të porsalindur. Shëndeti i një foshnje varet shumë nga dashuria që ai merr nëpërmjet kontaktit nga njerëzit e tjerë. Është fakt se foshnjat që marrin shumë butësi, krahasuar me foshnjat që nuk e përjetojnë atë, rriten dhe zhvillohen më mirë dhe kanë më pak probleme shëndetësore në vitin e parë të jetës.

Prekja e shëndetshme dhe e dashur përfshin puthjet, masazhin e butë, përqafimin dhe mbajtjen e foshnjës.

 

E vërtetuar: prekja ndikon në të dhënat gjenetike të foshnjës

Sipas një studimi shkencor të vitit 2017, foshnjat që nuk kishin pasur konktakt lëkur me lëkur me prindërit e tyre ishin më shumë të ekspozuar stresit gjatë fëmijërisë si dhe përjetuan ndryshime në proceset qelizore që ndikojnë në materialin e tyre gjenetik. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kolumbisë Britanike në Kanada thonë se: kërkimi është ende në fazat e hershme dhe ata nuk mund të pohojnë se çfarë po i shkakton ndryshimet. Megjithatë, ajo u jep shkencëtarëve disa prova se prekja mund të ndikojë në të vërtetë epigjenomën – ndryshimi biokimik që ndikon në shprehjen e gjeneve në një organizëm.

Shkencëtarët arritën në një rezultat të tillë me ndihmën e 94 prindërve të foshnjave, të cilëve u duhej të mbanin një ditar me të gjitha prekjet dhe përkëdheljet që nga java e pestë e fëmijës pas lindjes. Në ditar regjistrohet edhe sjellja e të porsalindurit: si fle, sa qan etj. Katër vjet e gjysmë më vonë, studiuesit testuan ADN-në e fëmijëve për të përcaktuar nëse një ndryshim biokimik, ose i ashtuquajturi metilim i ADN-së, kishte ndodhur. Është një mekanizëm në të cilin disa pjesë të kromozomit janë të shënuara me molekula të vogla të karbonit dhe hidrogjenit, të cilat shpesh ndryshojnë mënyrën e veprimit të vet gjeneve dhe ndikojnë në shprehjen e tyre.

Shkencëtarët gjetën dallime në metilimin e ADN-së (shprehja e gjeneve) midis foshnjave që ishin të ekspozuar ndaj prekjes dhe fëmijëve që u privuan vazhdimisht nga prekja, dhe ndryshimet ndodhën në pesë pjesë të ndryshme në vargun e ADN-së. Nga këto, njëra ndikon në sistemin imunitar të fëmijës, dhe tjetra ndikon në sistemin metabolik. Natyrisht, duhet theksuar se hulumtimi është ende në fazën fillestare, por fakti është se prekja ka fuqi shëruese dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve në aspekte të ndryshme.

 

 

Përfitimet e prekjes

  1. Prekja e parë menjëherë pas lindjes shkakton një vrull të hormoneve që fillojnë të sekretohen në trupin e të porsalindurit dhe kontribuojnë në shëndetin e tij, e ndihmojnë atë të përshtatet më lehtë me mjedisin e ri jashtë mitrës që ishte vendë i sigurt, ndihmonë atë të rregullojë temperaturën e trupit.
  2. Prekja, veçanërisht nga mami dhe babi, ul hormonin e stresit, kortizolin tek foshnjat, gjë që ndihmon për një gjumë më të mirë dhe më të qetë.
  3. Prekja ndihmon një fëmijë të ndihet i sigurt i dashur dhe të përballet me sfidat më vonë në jetë me më pak frikë.
  4. Gjatë prekjes, hormoni lidhës oksitocinë lirohet tek i porsalinduri dhe tek personi që e prek atë. Kjo rrit ndjenjën e lidhjes, lidhjes së sigurt, dashurisë midis anëtarëve të familjes.

5)  Një fëmijë në krahët tuaj kursen energji.

6)  Prekja mes prindërve dhe foshnjës përfaqëson një lidhje që në momentet e para të jetës e në vazhdim hedh një themel të mirë për gjithë jetën. Lidhja me të dy prindërit e ndihmon fëmijën të zhvillohet më mirë psikologjikisht.

 

A mund ta llastojmë fëmijën me butësi të tepruar?

Në asnjë mënyrë! Ne nuk mund ta llastojmë fëmijën duke e prekur, mbajtur apo puthur. Prekja dhe përkëdhelja ushqen siguri, dashuri dhe respekt. Duke prekur, i themi fëmijës se është i vlefshëm, se ai do të thotë gjithçka në botë për ne dhe se do të kujdesemi për të. Prekjet nuk janë praktikisht kurrë shumë. Nëse dimë ta dëgjojmë fëmijën, ai do të na japë sinjale të qarta nëse prekja është e mjaftueshme./natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts