Farat e Lirit dhe Uji – një mrekulli në vetëm 12 ditë

Një përzierje e farës së lirit dhe ujit ndihmon në 7-të probleme të lëkurës

A e dini se ekziston një trajtim në shtëpi pas të cilit nuk do ta njihni veten vetem pas 12 ditëve?

Nëse keni problem me rrudhat, kjo përbërje është ideale!

Sekreti qëndron tek fara e lirit, e cila me vetitë e saj shëruese kontribuon në përmirësimin e indit tuaj nënlëkuror, rinovon qelizat dhjamore dhe rikthen atë pamje rinore në zonën rreth faqeve, veçanërisht në pjesët e ndjeshme të lëkurës rreth syve.

Hidhni një lugë farë liri në një enë dhe hidhni një të tretën e filxhanit me ujë të vluar, tundeni për disa minuta dhe më pas mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të qëndrojë deri në mbrëmje.

Kullojeni përzierjen atë mbrëmje. Përdorni masën e ujit në formë xheli në të cilën kanë mbetur farat e lirit.

Aplikojeni këtë solucion farash liri në fytyrën dhe qafën tuaj të pastruar paraprakisht. Nuk duhet të shqetësoheni për shmangien e zonës rreth syve, mos ngurroni të aplikoni përbërjen edhe këtë zon.

Kur maska ​​të thahet në fytyrën tuaj, aplikojeni përsëri. Përsëriteni këtë procedurë pesë herë.

 

Efektet e maskës së farave të lirit:

–Tonifikon dhe shtrëngon lëkurën

– Redukton poret e mëdha

– Hidraton lëkurën

– Shërben edhe si skrab për lëkurën

– Redukton sebumin e tepërt në lëkurën e yndyrshme

– Ndihmon në parandalimin e formimit të akneve dhe largon puçrrat nga fytyra

– Ngadalëson formimin e rrudhave dhe eliminon formimin e vijave të holla në fytyrë sepse ka veti që ngadalësojnë intensivisht plakjen. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts