Pyetje:
Përshëndetje! Djali im është dy vjeç por ende nuk po flet asnjë fjalë, kur kërkon diçka bën me dorë por jo me fol Çfarë më këshilloni?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Secili fëmijë zhvillohet në ritmin e veqantë.
Në përgjithësi, në moshën 2 vjet e 2 muaj, shumica e fëmijëve kanë filluar të flasin, por ka variacione në zhvillimin e tyre të gjuhës.
Disa fëmijë mund të jenë më aktivë në përdorimin e fjalëve, ndërsa të tjerë mund të jenë më të ngadalshëm në këtë proces. Është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv të fëmijës, a kupton dhe a i merr komandat, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi që nuk kam të dhëna të mjaftushme rreth fëmijës.
Është e rëndësishme që të fillohet stimulimi i të folurit sa më shumë, disa këshilla që mund t’i ndjekni në shtëpi janë këto: në kërkesa të stimuloni fëmijën të verbalizoj, të përshkruani verbalisht qdo veprim që bëni së bashku dhe stimuloni gjestet dhe tingujt, të luani lojëra që inkuranojnë përdorimin e fjalëve, të imitoni zërat e kafshëve duke filluar nga ato më të lehtat, t’i lexoni përralla, të këndoni, të largohet sa më shumë nga teknologjia dhe të luaj me lodra, poashtu preferohet vijimi i kopshtit.
Është e preferueshme të bëni një konsult tek logopedi që të vlerësoj fëmijën që të merrni udhëzimet e duhura dhe në qoftë se identifikohet ndonjë problem preferohet ndërhyrja e hershme logopedike për efekt më të lartë.
Egzona Maloku Logopede./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”