Pyetje:
E kam vajzën 3vjeç nuk përgjigjet kur e thërras nuk të jep vemendje veç kur ti duhet asaj diçka vjen, shumë pak fol si me vepru?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Studimet shkencore tregojnë fëmijët fillojnë të perceptojnë emrin e tyre relativisht herët, rreth moshës 4-5 muaj. Rreth 50% e fëmijëve reagojnë ndaj emrit të tyre që nga mosha 6 muaj, ndërsa pothuajse 100% e fëmijëve në moshën 9 muajsh.
Nuk mund të të them shumë për këtë çështje vetëm me kaq sa ke shpjeguar. Ne cilat raste fëmija nuk e kthen shikimin, vereni nëse vëmendja e saj është në ndonjë lodër që mund të pengojë të kthejë shikimin. Sigurisht, nëse ke vënë re ndonjë ndryshim domethënës nga më parë, nuk duhet neglizhuar.
Unë më poshtë do të ndaj disa elemente me ju që mund të jenë tregues të një problemi të mundshëm apo dickaje qe nuk shkon, bashkengjitur shqetësimit qe ju ndani në mënyrë që të vlerësoni gjëndjen e fëmijës tuaj dhe pastaj të konsideroni takimin me një psikolog.
Disa nga elementet që unë do këshilloja të vëzhgoje do të ishin: cilësia e ndërveprimit me ju apo me vëllezërit/motrat/fëmijët. Fëmija ju imiton në levizje dhe veprime spontane. Fëmija imiton atë çka ju i kërkoni ose imiton spontanisht atë çka ju bëni?
Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet nëse ajo e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal si “Hidhe topin”, “Ulun atje”, “Hidh lodrën”. Në këtë mënyrë rekomandoj që të drejtoheni tek një profesionalist për shqetësimin tuaj të vlerësoni fëmijën nga afër, për të identifikuar arsyet e mundshme dhe për të marrë udhëzime për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijës, sepse është e rëndësishme të bëhet vlerësimi i vajzës dhe të merret historia zhvillimore në mënyrë që të arrijmë në një perfundim se pse vajza flet pak fjalë. Si dhe ju inkurajoj të merrni masa për të kufizuar kohën e përdorimit të ekraneve televizive, sepse, bazuar në hulumtime, përdorimi i tepërt i tyre ka lidhje me shumë sfida në zhvillim, sidomos tek fëmijët.
Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”