Fëmijët që bëjnë këto 6 gjëra kanë inteligjencë të lartë emocionale

Ndryshe nga inteligjenca konjitive, e cila matet me IQ, inteligjenca emocionale mund të mësohet dhe zhvillohet ndërvite. Ekspertët e përkufizojnë inteligjencën emocionale si aftësinë për të njohur, kuptuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet, dhe sjellja e prindërve ndaj tyre u ndihmon fëmijëve të zhvillojnë inteligjencën e tyre emocionale.

 

  1. Janë të aftë t’i kuptojnë të tjerët

Si një detektiv emocional, ata i kuptojnë mirë ndjenjat e njerëzve të tjerë nga gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës.

-“Mami, shoqja ime Sara ishte shumë e qetë sot. E pyeta nëse donte të luante dhe ajo tha jo. Unë mendoj se ajo është e trishtuar.”

Si ta zhvillojmë më tej këtë aftësi: Flisni me fëmijët tuaj për ditën e tyre dhe për emocionet që vunë re te njerëzit me të cilët ndërvepruan. Këto biseda forcojnë aftësinë e tyre për t’i kuptuar të tjerët.

 

  1. Shfaqin ndjeshmëri dhe dhembshuri

Gjatë lojës, për shembull, fëmija juaj vëren se shoku i tij është i mërzitur sepse ai nuk e fitoi lojën. Ai afrohet shokut dhe i thotë: “Ke luajtur shumë mirë!

Si ta zhvillojmë më tej këtë aftësi: Mënyra më e fuqishme për prindërit për të nxitur ndjeshmërinë tek fëmija i tyre është ta modelojnë atë vetë. Nëse një fqinj nuk është mirë, mund të thoni: “Unë jam i shqetësuar për fqinjën tonë, le të shohim nëse ajo ka nevojë për ndihmë.

 

  1. Ata mund t’i emërtojnë emocionet e tyre

Fëmijët me inteligjencë të lartë emocionale janë të shkëlqyer në shprehjen e ndjenjave të tyre. Kur fëmija juaj thotë: “Ndihem i frustruar sepse nuk mund ta bëj këtë detyrë” ose “Jam i lumtur sepse e ndihmova shoqen time të rregullonte lodrën e saj”, ai po i njeh dhe shpreh emocionet e tij.

Si ta zhvillojmë më tej këtë aftësi: Shfaqni edhe ju emocionet tuaja: “Jam pak i mbingarkuar me punën që duhet të bëj”. Kur fëmijët dinë të emërtojnë emocionet që ndjejnë, është shumë më e lehtë të gjesh një zgjidhje për të zgjidhur problemin.

 

  1. Përshtaten lehtësisht

Një fëmijë që përshtatet lehtësisht me ndryshimet e rutinës ose i merr me qetësi lajme zhgënjyese tregon pjekuri emocionale. Kur një festë ditëlindjeje në natyrë anulohet për shkak të shiut, për shembull, në vend që të mërzitet ose të qajë, fëmija juaj e pranon me qetësi ndryshimin: “Oh, po bie shi. le të festojmë ditëlindjen brenda!”

Si ta zhvillojmë më tej këtë aftësi: Përsëri, fillon me prindin. Të qenit fleksibël dhe i qetë në reagimet tuaja modelon sjellje adaptive që fëmijët tanë mund të imitojnë.

 

  1. Ata janë dëgjues të mirë

Kur ju flesni, ata bëjnë më shumë sesa thjesht të dëgjojnë; ata mund t’i ndiejn emocionet që fshihen pas fjalëve tuaja. Ata bëjnë pyetje dhe tregojnë kuriozitet të vërtetë.

Si ta zhvillojmë këtë aftësi: Kur fëmija juaj është duke folur, kushtojini atij vëmendjen tuaj të plotë. Bëni kontakt me sy, ndaloni çdo gjë tjetër që jeni duke bërë .

 

  1. Ata kanë vetëkontrollë

Fëmijët emocionalisht inteligjentë mund të përballojnë ndjenja të forta, të qëndrojnë të qetë në situata të vështira dhe të marrin vendime të zgjuara. Imagjinoni fëmijën tuaj duke luajtur me miqtë dhe duke humbur. Në vend që të zhgënjehet, një fëmijë që posedon vetëkontroll do të marrë një pushim dhe më pas do të kthehet me një pozitivitet të shtuar. Ata qëndrojnë të ftohtë dhe vazhdojnë, edhe pas zhgënjimit.

Si ta zhvillojmë këtë aftësi: T’i rezistosh zemërimit tuaj, ngritje të zërit ose të reagimit të tepërt. Ju gjithashtu mund të përdorni teknikën “ndalo dhe merr frymë”, ku e mësoni fëmijën tuaj të marrë frymë thellë dhe të numërojë deri në 10-të./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

Bir, luajte shumë sot. Vrapove, u rrëzove, gërvishte gjunjët, qau, u ngrit, qeshi, fshiu djersën nga balli me mëngë dhe e bëre përsëri. Tani hajde, shkunde atë pluhur nga vetja, largoje

SHPËRNDAJE:

Related posts