Fëmijët që thojnë Th në vend të F, R – Rr në vend të L – Ll, Q në vend të Gj

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

Problemet e Artikulimit të tingujve janë të atilla që e prekin gati çdo fëmijë, dhe arsyet për këtë mund të jenë nga më të ndryshme, ku në mes tjerash duhet të merret parasysh edhe faktori moshë, pasi që disa tinguj formohen dhe pjeken më vonë se të tjerët.

Mirëpo zakonisht janë faktorët Anatomik.

Siç janë:

  1. Peri në gjuhë

2. Gjuha e gjatë

3. Problemet dentare me dhëmbët

4. Problemet me nofulla.

Janë probleme Logopedike të kategorisë së lehtë, që me një trajtim adekuat gjasat janë të mira që mund të tejkalohen.

Poashtu, mund të ndihmojnë edhe këshillat praktike që Logopedi ju jepë ti praktikoni në shtëpi, por gjithmonë krahas konsultës me Logopedin dhe terapisë Logopedike.

Disa këshilla:

  1. Mos ja komentoni të folurën “Thuaje mirë shkronjën”, “Përsërite edhe njëherë”, “Jo ashtu”, etj.
  2. Mos u përpiqni asnjëherë të filloni ta trajtoni vetë, pa u konsultuar me një Logoped, sepse mund ta dëmtoni edhe më shumë Artikulimin e fëmijës.
  3. Në momentin që e shihni si problem, nuk është mirë ta anashkaloni duke menduar se me kohën do ti kalojë, por duhet të caktoni një konsultë me Logopedin./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts