Poliklinika NATAL, ka pritur disa vizitorë shumë të veçantë të cilët na kënaqën më pafajsinë, guximin, por edhe ndrojtjen e tyre të sinqertë.
Fëmijët e Kopshtit “Filizat” bënë vizitën e tyre dentare duke marrë këshilla se si pastrohen dhe si mirëmbahen dhëmbët e tyre të bardhë e të bukur. Gjithashtu iu bë një kontrollë e detajuar dhëmbëve dhe shëndetit të tyre oral.




Buzëqeshjet e tyre e bënin edhe më të këndëshme punën e Stomatologes e cila i mirëpriti me shumë dashuri, por edhe të gjithë stafit në përgjithësi.
Fëmijët duhet të vizitojnë stomatologun për të mbajtur dhëmbët dhe gojën e tyre të shëndetshme. Nëse fëmijët kanë vizita të rregullta dentare, mund të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe të zbulojnë herët problemet e shëndetit oral.



Vizitat e rregullta dentare gjithashtu i mësojnë fëmijët të vlerësojnë shëndetin e mirë oral.
Në fund ata u përcollën me nga një dhuratë nga Stomatologia dhe shijuan motin e bukur duke luajtur në kopshtin e Poliklinikës NATAL./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”