Orientimi në karrierë, është një nga sfidat që kalojnë maturantët në fund të shkollës fillore dhe të mesme.
Stafi i Poliklinikës NATAL ka mirëpritur nxënësit e shkollës “International Maarif Schools Of Kosova” dhe me entuziazëm ua prezentoi gjithë punën që bëhët në Poliklinikë, duke u shpjeguar atyre në detaje për secilin shërbim dhe me prezentimin e punës që bëhet në këtë institucion ata panë për së arfërmi mundësitë drejt orientimit të tyre për karrierën dhe të ardhmen e tyre sipas interesave dhe prirjeve. Poliklinika NATAL i njohu ata me profesionin human në shërbim të shëndetit.
Ata patën rastin të hulumtojnë vetë idetë e tyre dhe jo të mbështeten vetëm në opinionet e të tjerëve.
Çdo i ri/e re është një individ me shpresa dhe aspirata për të ardhmen.
Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për Pediatrinë, Gjinekologjinë, Stomatologjinë, Logopedinë, Median dhe Informacionin në promovim të shëndetit si pjesë të Poliklinikës NATAL./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”