Fjalët e para të fëmijës tim

Shkruan: Egzona Maloku

Logopede

 

“Fjalët e para të foshnjës janë si lindja e parë e diellit. Ato ndodhin dhe atëherë e kupton se sa më e ndritshme është bërë bota jote.”

 

Nuk ka asgjë më ngazëlluese se dëgjimi i fjalëve të para të fëmijës suaj. Muajt ​​e zhvillimit të gjuhës mund të jenë shumë argëtues– veçanërisht kur keni pritur me padurim fjalën e parë “mami” ose “babi”. Nga 9 muajsh fëmija juaj ndoshta do të fillojë të bashkojë tingujt “ma-ma” dhe “ba-ba” pa e ditur domosdoshmërisht se çfarë kuptimi kanë por kur ato tinguj fillojnë të shndërrohen në fjalë me kuptim është një moment historik që ndihet si magji.

 

Shumica e fëmijëve e flasin fjalën e tyre të parë mes moshës 10 dhe 14 muajsh.

Megjithatë, para këtyre muajve ata do të lëshojnë shumë tinguj të ndryshëm (si gugatja) që janë pararendësit e të folurit. Nëse ata nuk thonë ndonjë fjalë deri në 12 muaj nuk duhet të shqetësoheni për sa kohë që ata prodhojnë shumë tinguj, duken sikur po përpiqen të flasin dhe duket se ju kuptojnë, pra për sa kohë që fëmija juaj është duke bërë njëfarë progresi me të folurit e tij ose duke shfaqur shenja të të mësuarit pranues- si të tregojë një objekt kur dëshiron ose t’i përgjigjet emrit të tij- kjo është një shenjë e mirë që aftësitë e tij gjuhësore po zhvillohen edhe nëse ai nuk ka thënë ende ndonjë fjalë të vërtetë.

Shumë kohë përpara se të thotë fjalët e tij të para, fëmija juaj do të mësojë të kuptojë fjalët por  kuptimi i koncepteve dhe udhëzimeve kërkon pak më shumë kohë.

Afër ditëlindjes së parë shumica e të vegjëlve mund të fillojnë të ndjekin komandat e thjeshta “ama atë” ose “ulu”,  por vetëm nëse ato jepen hap pas hapi. Nga 15 muajsh, të vegjëlit fillojnë të thonë fjalë të reja mjaft shpejt- fjalori i tyre mund të variojë nga katër fjalë (përveç “mama” ose “babi”) deri në rreth 20 fjalë.

Nga muaji 18, fjalori i vogëlushit tuaj mund të fillojë të rritet- ai mund të mësojë një fjalë të re në javë. Në moshën 2-vjeçare ai mund të jetë në gjendje të bashkojë dy fjalë.

Pavarësisht se sa shumë apo pak flet fëmija juaj mos prisni një artikulim të përsosur për të paktën disa vite.

Çdo foshnjë zhvillohet me ritmin e tij, por nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me zhvillimin e të folurit të fëmijës suaj mos hezitoni të konsultoheni me logopedin. Një vonesë e të folurit mund të ndodhë për një sërë arsyesh, por sa më herët të diagnostikohet një problem i të folurit tek fëmijët aq më pak kohë do t’iu duhet për t’a korrigjuar atë dhe për ta ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë potencialin e tij të plotë përpara moshës shkollore.

 

Kur duhet të konsultoni logopedin?

Ne shohim shumë foshnje të lumtura që flasin “mami” dhe “babi” shumë përpara ditëlindjes së tyre të parë. Por, çka nëse foshnja juaj nuk po flet? Si mund ta dini nëse ka arsye për shqetësim kur bëhet fjalë për zhvillimin e të folurit të fëmijës suaj?

Këtu janë disa tregues që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse zhvillimi i të folurit i fëmijës suaj është me të vërtetë jashtë objektivit për moshën e tij:

-Fëmija juaj nuk i kupton fjalët e thjeshta deri në moshën 15 muajshe,

-Fëmija juaj nuk përdor fjalë të vetme nga mosha 15 deri në 16 muaj,

-Fëmija juaj nuk ka një fjalor me 10 fjalë deri në moshën 18 muajshe,

-Fëmija nuk mund të ndjekë udhëzime të thjeshta si “eja këtu” deri në moshën 21 muajshe,

-Fëmija është 2 vjeç dhe ende është kryesisht duke lëshuar tinguj dhe duke mos përdorur fjalë me kuptim si “mama” ose “babi”,

-Në moshën 2 vjeçare fëmija juaj nuk është ende në gjendje të tregojë një numër pjesësh të trupit ose të bashkojë dy fjalë, si “Ama topin”.

 

Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë të flasë:

-Shikoni. Fëmija juaj mund të arrijë të dy krahët për të thënë se dëshiron ta marrin, t’ju japë një lodër për të thënë se dëshiron të luajë ose të shtyjë ushqimin nga pjata për të thënë se ka ngopur. Buzëqeshni, bëni kontakt me sy dhe përgjigjuni për të inkurajuar këto përpjekje të hershme joverbale për të folur me fëmijën.

-Dëgjoni. Kushtojini vëmendje gugatjes së foshnjës tuaj dhe gugatisni dhe të bëni të njëjtit tinguj menjëherë tek fëmija juaj. Foshnjat përpiqen të imitojnë tingujt që bëjnë prindërit e tyre dhe të ndryshojnë lartësinë dhe tonin që të përputhen me gjuhën që dëgjohet rreth tyre. Pra, jini të durueshëm dëgjojeni dhe jepini fëmijës tuaj shumë kohë për të “folur” me ju.

-Lavdërojeni. Buzëqeshni dhe duartrokitni edhe përpjekjet më të vogla ose më konfuze për të folur për fëmijën. Foshnjat mësojnë fuqinë e të folurit nga reagimet e të rriturve përreth tyre.

-Imitoni. Foshnjave u pëlqen të dëgjojnë zërat e prindërve të tyre. Dhe kur prindërit flasin me ta kjo ndihmon në zhvillimin e të folurit. Sa më shumë të flisni me ta “bisedën e tyre për fëmijë”, duke përdorur fjalë të shkurtra, të thjeshta por të sakta më shumë fëmijët do të vazhdojnë të përpiqen të flasin.

-Tregoni. Flisni për atë që jeni duke bërë ndërsa lani, visheni, ushqeni dhe luani me fëmijën tuaj — “Le t’i veshim këto çorape të bardha tani”, “Unë po bëj patate tani”, “Tani do të flejmë”- kështu që fëmija juaj lidh të folurin tuaj ndaj këtyre objekteve dhe përvojave.

-Mundohuni t’a kuptoni. Edhe kur nuk e kuptoni se çfarë thotë fëmija juaj, vazhdoni të përpiqeni. Përsëriteni butësisht atë që mendoni se po thuhet dhe pyesni nëse është e drejtë. Vazhdoni të ofroni vëmendjen tuaj të dashur në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i shpërblyer për përpjekjen për të folur.

-Lëreni fëmijën tuaj të udhëheqë. Gjatë kohës së lojës ndiqni vëmendjen dhe interesat e fëmijës tuaj për të treguar se komunikimi është një lojë e dyanshme e të folurit dhe të dëgjuarit, udhëheqjes dhe ndjekjes.

-Luaj. Nxitini fëmijët të luajnë, të shtiren dhe të imagjinojnë me zë të lartë për të zhvilluar aftësi verbale ndërsa bëhen të vegjël .

-Lexo me zë të lartë. Lexuesit e përjetshëm vijnë nga fëmijë të vegjël që kanë shumë argëtim, përvoja relaksuese të të lexuarit me zë të lartë. Fëmijët mësojnë fjalë të reja dhe strukturën e fjalës kur ju i lexoni libër.

-Këndoni këngë. Nxitni fëmijën tuaj të lëshoj tinguj me zë të lartë dhe tërhiqni vëmendjen me tingujt që ju krijoni.

-Imitoni zërat e kafshëve. Imitoni kafshët duke filluar nga më e lehta dhe lëreni kafshën para fëmijës që ai t’a shoh atë dhe të dij se për qka është fjala./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts