Neglizhenca – abuzimi emocional është më e rrezikshme se sa abuzimi fizik

 

Dallimi mes neglizhencës dhe abuzimit është sikur shembulli i bimës të lënë në një hapësirë të errët pa ujë dhe presim që ajo të lulëzoj

 

Nga të gjitha përvojat lënduese, neglizhenca është më e rrezikshme, sepse nuk shihet, nuk ka sanksione për prindin si me abuzimin fizik, dhe tek fëmija lë shumë dhimbje dhe pasoja në emocionet e tij.

Neglizhenca mund të përshkruhet edhe si një përvojë e fëmijës në munges të komunikimit me prindërit, veqanërisht kur prindërit nuk komunikojnë me botën e brendshme të fëmijës, mungesa e liris së shprehjes si dhe ndrydhja e emocioneve.

 Veprimet e tilla të prindërve krijojn pasiguri tek fëmija në një botë të panjohur, sepse askush nuk kujdeset për të… Me pak fjalë, prindërimi teknik ku asgjë nuk i mungon fëmijës, përveç asaj më të rëndësishmes, që është kontakti i vërtetë emocional.

Fëmijët e të tillë rriten në një botë emocionale të reduktuar, të paaftë për empati, ndihen bosh brenda vetes, nuk e njohin veten, sepse askush nuk i ka ndihmuar për të formësuar dhe njohur personalitetin e tij, sepse atyre kurrë nuk ju është dhënë rasti të flasin për ndjenjat vizionet dhe ëndrrat e tyre.

Si shkak i këti llojë prindërimi fëmijët kanë probleme në menagjimin e emocioneve dhe rriten në individ me munges të pjekurisë emocionale.

Ata mbajnë shumë zemërim dhe vetëfajësim brenda vetes sepse në fëmijëri janë bindur nga prindërit e tyre se ata janë të paaft, të dobët dhe frikacak.

Ata në thelb nuk janë të vetëdishëm për shkaqet e asaj dhimbjeje që ata e shtypin mbrenda vetes sepse prindërit e tyre i bindën se kishin gjithçka që dëshironin, por realisht ata nuk kishin atë që u nevojitej – kontakti emocional prindë fëmijë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts