Pyetje:
Përshëndetje!
Jam e shqetësuar, vajza e vëllaut është 2 vjeç e 8 muaj , të folurit e ka shumë të varfër: No, nani, mami, gjyshi, babi, bye bye etj.
Asnjë fjalë nuk e lidh. Por nëna e vajzës thot mua më ngjan se edhe unë kam fol kështu. A është mu shqetësu apo jo, mirpor fëmija është shumë social.
Përgjigje:
Përshëndetje e dashur, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Është pozitive që vajza është e socializuar.
Megjithatë shqetësimi se vajza 2 vjeç e 8 muaj ka një fjalor shumë të varfër është një shqetësim i vlefshëm. Deri në këtë moshë pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 200 e më shumë fjalësh edhe nëse ato nuk shqiptohen në mënyrë të përsosur, duhet të shfaqen edhe frazat me dy deri në tri fjalë psh. “Mami ama topin”. Nëse fëmija nuk i plotëson këto kritere mund të kemi të bëjmë me një vonesë në të folur.
Gjatë kësaj kohe mundohuni të reduktoni kohëzgjatjen e qëndrimit para teknologjisë, stimuloni sa më shumë të folurit, mos i flisni me fjali komplekse, flisni sa më shumë fëmijës, lexoni përralla qdo herë para gjumit, këndoni këngë, stimuloni imitimin vokal, dërgojeni në kopsht dhe iu rekomandoj që të bëni një vlerësim nga logopedi për të marr udhëzimet e nevojshme, ndërhyrja e hershme logopedike na sjell gjithmonë rezultate më të shpejta dhe efikase. Iu uroj gjithë të mirat!
Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”