Shkruan: Dr Manushaqe Veliu
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Në stomatologji fatmirësisht ka metoda për parandalimin e prishjës së dhëmbëve. Nga të gjitha metodat preventive që përdorën në parandalimin e prishjeve të dhëmbëve një vend i veçantë i takon fluorideve.
Mënyra më e sukseshme nga të gjitha mënyrat e aplikimit lokal të fluorit është në formë të llaqeve. Llaku me përmbajtje të fluorit aplikohet në sipërfaqen e dhëmbit nga dentisti si një lloj terapie lokale.
Fluor llaku lehtë aplikohet në dhëmbë dhe është preparat i sigurtë. Ka shije të mirë dhe pranohet mirë nga fëmijet e vegjël. Mund të përdoret me qëllim të parandalimit të kariesit që në mosha të hershme.
Llaku me përmbajtje të fluorit aplikohet në sipërfaqen e dhëmbit nga dentisti dhe është efikas në reduktimin e kariesit, remineralizimin e sipërfaqeve të dhëmbit dhe për trajtim të hipersensivitetit të dentinës./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”