Në shtatzëni është e rëndësishme që lëkura të mbahet elastike, duke marrë parasysh rritjen e barkut dhe gjinjve.
Në varësi të llojit të lëkurës, grave shtatzëna ju rekomandohet përdorimi i kremrave që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën.
Rekomandohet aplikimi i kremrave ose vajrave pas çdo dushi ose tre deri në pesë herë në ditë, në mënyrë që të ruhet elasticiteti i lëkurës, kujdesi ndaj lëkurës shumë të thatë duhet t’i kushtohet rëndësi i kujdesit të veçantë.
Si të parandaloni strijat?
Duke qenë se strijat janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës gjatë shtatzënisë, është veçanërisht e rëndësishme masazhimi i barkut me qëllim të ushqyerjes, hidratimit dhe mbajtjes elastike të lëkurës. Është e rëndësishme t’i kushtoni kohë kujdesit, masazhit pas çdo dushi ose banje dhe t’i kushtoni vëmendje të veçantë kujdesit të barkut, zonës së gjirit, ijeve dhe shpinës. Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, e cila është më e ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe ndotjes së ambientit, kërkonë kujdes të shtuar.
Duke qenë se uji me të cilin lahemi përmban shumë klor, është e rëndësishme të përdorim, një serum ose një locion të butë me antioksidantë pas larjes./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”