Disa vite më parë, gomari i fermerit Mehmet papritmas u sëmurë kështu që ai humbi edhe dëgjimin.
Fermerët vazhdonin të pyesnin Mehmetin pse kujdeset dhe e ushqen një gomar nga i cili nuk ka më asnjë dobi. Përgjigja e tij ishte:
“Për 15 vite me radhë ai më ka shërbyer dhe ishte i dobishëm, plotë 15 vite mbi shpinën e tij kam ngarkuar shumë barrë, tani ka ardhur koha që unë atij t’i shërbej dhe këtë shërbim po e bëjë tani e pesë vite”.
Historia e një miqësie e pazakontë,e cila u përhap në të gjitha mediumet turke, ku Mehmeti pronari i gomarit u shprehë:
“Ai nuk është një objekt, kështu që ju e hidhni atë kur nuk keni më nevojë për të, është një qenie e zgjuar, e guximshme dhe emocionale. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se kafshët janë të krijuar për të na ndihmuar dhe ne kemi një përgjegjësi të madhe për kafshët e në veçanti për atë që e kemi në pronësinë tonë, kujdesi ynë nuk mund të krahasohet me atë që marrim.
Në rastim tim unë kam një mik për një jetë të tërë. “/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”