Infeksionet urinare

  Një infeksion urinar prek fshikëzën, uretrën dhe veshkat, të cilat përbëjnë sistemin urinar.

Infeksioni urinar tek foshnjet manifestohet me mungesë të oreksit, diarresë, të vjellave ose etheve pa ndonjë arsye të dukshme.

Konsultohuni me mjekun tuaj i cili do të ekzaminojë fëmijën dhe do t’ju udhëzojë të bëni analizën e urinës për të përcaktuar shkakun e infeksionit. Në të gjitha rastet, mjeku do të rekomandojë një ekzaminim me ultratinguj të veshkave, ndoshta edhe një rreze X të traktit urinar për të zbuluar shkaqet e sëmundjes.

Ekzaminime të tilla mund të gjejnë anomali, të tilla si refluksi vesicoureteral në të cilin urina kthehet në drejtim të kundërt, nga fshikëza në veshkë. Trajtimet mund të jenë të ndryshme si: kirurgjia, trajtimi antiseptik afatgjatë, ose vetëm mbikëqyrja mjekësore.

Infeksioni urinar tek një fëmijë i rritur manifestohet me dhimbje gjatë urinimit ose urina me ngjyrë në disa raste urina mund të jetë edhe me gjak. Analiza mikrobiologjike e urinës (urinokultura) do të tregojë përcaktimin e bakteriesë përgjegjëse për infeksionin. Mjeku do të rekomandojë antibiotikët e duhur. Në varësi të moshës së fëmijës dhe zhvillimit të sëmundjes, terapija mund të miret në mënyrë orale ose venoze./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts