Jam shtatzënë dhe shumë shpesh më mpihen gishtërinjtë e duarve dhe i ndjej të dhimbshme?

Pyetje:

Jam shtatzënë dhe shumë shpesh më mpihen gishtërinjtë e duarve dhe i ndjej të dhimbshme?

 

Përgjigje:

Kjo ndjesi shqetësuese shfaqet shpesh te gratë shtatëzëna dhe fatkeqësisht është shpesh e nenvlerësuar si ankesë nga ana e gjinekologëve. Në të vërtetë është mjaft e bezdisshme zakonisht pas muajit të 5-të ose të 6-të, ose edhe rreth fundit të shtatzanisë, në shumë gra e sidomos natën. Fillon me një ndjenjë mpirjeje e ndjeshmërie të rritur, si edhe mizërime në pëllëmbën e dorës, në gishtin e madh, tregues dhe në gishtin e mesit, kryesisht në një dorë e ndonjëherë edhe në të dyja. Pëllëmba dhemb, ndonjëherë dhembja shtrihet deri në parakrah apo edhe deri në shpatull, dhe gishti i madh bëhet i pafuqishëm. Tipike është që gishti i vogël qëndron në rregull dhe që këto shqetësime shfaqen 4 – 5 orë pasi ju ka zënë gjumi. Në mëngjes gishtat janë të ngrirë dhe do pak kohë ta marrin veten e të bëhen përsëri të lëvizshëm. Ky i ashtuquajtur – Sindromi i tunelit Karpal, normalisht shfaqet pas lodhjes së kyçit të dorës. Por gjatë shtatzanisë, shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i ujit nëpër inde, gjë që kushtëzohet nga ndryshimet hormonale. Hapësira (tyneli) përreth nervit të dorës bëhet më e ngushtë, keshtu që nervi shtypet. Shqetësime të tilla, në shumicën e rasteve largohen pas lindjes. Shume rrallë mund të ndodhë, që të vazhojnë edhe më gjatë. Në raste të tilla lirimi i nervit mund të realizohet me një ndërhyrje të vogël operatore. Ja dhe disa rekomandime që mund të ju ndihmojnë në Sindromin e tunelit karpal.

-Më e mira është të flini anash.

-Kyçin e dorës vendoseni gjatë natës në pozicion të rehatshëm.

-Ka gjithashtu edhe një bandazh me shinë, të cilën mund t’jua këshillojë mjeku.

-Shtrini krahët sipër duke lëvizur gishtat.

-Masazhoni gishtat, në mënyrë që ujrat e tepërta të mund të drenohen më lehtë.

-Hani ushqime që tërheqin ujrat, si mollë, oriz, patate të pa qëruara, kastraveca dhe asparag. -Mund të bëhen të nevojshme edhe medikamente të cilat mund të përdoren vetëm me këshillën e mjekut.

-Edhe akupunktura mund të ndihmojë. Ajo duhet pa tjetër të bëhet vetëm nga personel i specializuar, dhe efekti ndjehet vetëm pas disa seancash trajtimi.

-Në dhembjet e vazhdueshme, mund të nevojitet injektimi i kortizonikëve apo i lëndëve anestetike lokale, direkt në pëllëmbën e dorës.

-Kujdes me unazat nëse ato ju janë ngushtuar shumë. Përndryshe gishtat mund t’ju fryhen edhe më shumë./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts