Jo gjithçka që dëshironi do të realizohet

Jo gjithçka që dëshironi do të realizohet.

Ndonjëherë do të humbisni besimin tek njerëzit që keni shumë besim. Ndonjëherë jo të gjithë njerëzit e mirë do të qëndrojnë në jetën tuaj. Ndonjëherë njerëzit që doni do t’ju lëndojnë ose do t’i lëndoni ata. Ndonjëherë nuk do t’i fitoni të gjitha luftërat, veçanërisht ato luftërat brenda teje.

Por jeta ka edhe avantazhet e saj.Do të takoni njerëz që do t’ju bëjnë të buzëqeshni.

Do të merrni dhurata që do të vlejnë më shumë se diamantet.

Do të krijoni miqësi që do të jenë më të forta se të gjitha marrëdhëniet tuaja të kaluara. Do të shihni vende në tokë që nuk i keni ëndërruar kurrë dhe pamjet e të cilave ju lënë pa frymë.

Do të zbuloni pasuri që nuk shihen me sy të lirë, por do ta ndjeni dashurinë ashtu siç është.

Do të përjetoni gëzime që do të kënaqin zemrën tuaj dhe do t’i kujtoni me kënaqësi për pjesën tjetër të jetës tuaj.

Pra, shijoni çdo lumturi të vogël që shihni dhe ji mirënjohës për çdo person që takoni në udhëtimin tuaj të jetës. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts