Kafshët shtëpiake dhe shtatëzania

Unë tashmë jamë pesë muajsh shtatzënë dhe me ardhjen e foshnjës a duhet të largoj qenin nga shtëpia?

Sigurisht që duhet të ndiqen disa parime kur bëhet fjalë për mbajtjen e kafshës shtëpiake veçanërisht kur në familje kemi një foshnje.

 

Çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje nëse kam një kafshë shtëpiake dhe një të porsalindur?

Asnjëherë mos lejoni që kafsha juaj të lëpijë fytyrën e foshnjës! Nuk kemi nevojë ta shpjegojmë në detaje arsyejen por do t’ju kujtojmë se transmetimi i infeksionit nga gjuha e kafshëve është tejet e rrezikshëme dhe me pasoja të mëdha, sidomos në moshën e të porsalindurit, kur sistemi imunitar është i papërgatitur për sfida të tilla.

Sigurohuni që të lani duart pas çdo kontakti me kafshën shtëpiake dhe gjithmonë përpara se të merrni fëmijën. Para se të filloni të ushqeni me gji, lani duart përsëri.

Nëse qeni luan me ndonjë nga lodrat e foshnjës, ato duhet të lahen tërësisht me ujë të nxehtë.

As një qen dhe as një mace nuk kanë çfarë të kërkojnë në shtratin tuaj, veçanërisht ku gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël flenë.

Lani shtratin e kafshës suaj sa më shpesh që të jetë e mundur. Është mirë që për larjen e dyshemeve të përdorni vetëm ujë të nxehtë sepse detergjentët nuk janë të mirë as për kafshët dhe përdorimi i tepërt i tyre nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të porsalindurit. Përdoreni një pastrues avulli i cili mënjanon në mënyrë perfekte papastërtitë dhe mikrobet.

Pastroni rregullisht vendet e qëndrimit të kafshës tuaj.

Mbani pelenat e pista larg qenit sepse ato mund të jenë shumë interesante për kafshën shtëpiake – mund t’i eksplorojnë apo edhe t’i hanë.

 

Unë jam vetëm disa muajshe shtatzënë dhe do të doja të merrja një kotele. A është kjo në rregull?

Shtatzënia nuk është koha e duhur për të adoptuar një mace sepse në këtë mënyrë rritet rreziku i infektimit me toksoplazmozë. Kjo baktere transmetohet përmes feçeve të maces. Një kotele që nuk ka mësuar ende se ku të bëjë jashtëqitjen, por edhe një e madhe që di, mund të infektojë lehtësisht një grua shtatzënë.

Një grua shtatzënë e infektuar mund të mos vërejë se është e sëmurë ose do të vërejë simptoma të gripit, por sëmundja mund të zhvillohet tek fetusi me pasoja të rënda, në varësi të moshës gestacionale në të cilën ka ndodhur infeksioni. Shtatzënia më pas mund të përfundojë ose me një abort ose me një sëmundje të rëndë të fetusit (fëmija në lindje mund të ketë ujë në stomak, mushkëri, gjoks dhe ënjtje të përgjithshme të trupit, si dhe sëmundje të syve).

Kjo është arsyeja pse është më mirë ta shtyni adoptimin e një mace për disa vite, kur fëmija juaj është pak më i madh.

 

Kam vite që jetoj me një mace në banesën time. A ka rrezik që të infektohem me toksoplazmozë?

Nëse keni një mace, do të ishte mirë nëse mund të kontrolloni para shtatzënisë nëse keni zhvilluar antitrupa kundër toksoplazmozës. Nëse nuk i keni, largone macen përkohësisht nga shtëpia jua sepse toksoplazmoza nuk është shaka.

 

Kam dëgjuar se kanarinat dhe kafshët e tjera të vogla me pupla mund të infektojnë një grua shtatzënë me disa viruse?

Pastroni dhe lani çdo ditë kafazet në të cilat jetojnë kafshët e vogla me pupla, si dhe vendet ku ato kryejnë jashtëqitjen. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të parandaloni shfaqjen dhe përhapjen e infeksionit, por do të tregoni kujdes dhe dashuri për kafshët tuaja shtëpiake. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts