Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet?

Pyetje:

Përshëndetje, uroj që jeni mirë. Kam një një pyetje për logopeden. Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet psh ama , mama, baba, mema, kështu kupton krejt i njeh senet, njerëzit, i din pjesët e fytyrës me vet psh ku është hunda goja, ama jam bë merak pse kaq pak fjalë po flet?

Përgjigje:

Përshëndetje, uroj të jeni mirë dhe Ju!

Është shumë e rëndësishme që fëmija ka zhvilluar gjuhën pranuese pra kupton, njeh dhe ndjek udhëzimet tuaja ndërsa pikat e gjuhës ekspresive që fëmija 18 muajsh duhet të përmbush janë këto :

– Të ketë një mesatare prej 50 fjalësh

 -Minimumi i fjalëve në fjalorin e tij është 10

 -Përdorimi i gjesteve për të komunikuar

 -Gjëra të tilla si tundja e kokës për “jo” ose tregimi me gisht për të treguar atë që duan.

Çdo gjë më pak se kaq është paksa shqetësuese dhe kërkon vëmendjen e një logopedi. Ky nuk është treguesi më i sigurt se ka një problem, por rruga e duhur është t’i kontrolloni gjërat në kohë për shkak se aftësitë gjuhësore zhvillohen me një ritëm shumë të shpejtë dhe nëse nuk punoni ato nuk arrijnë vetë, ato do të mbeten shumë më prapa.

Deri në moshën 24 muajshe shumica e të vegjëlve thonë mesatarisht 200-300 fjalë dhe lidhin 2 fjalë. Pra, në 18 muaj ata mund të kenë vetëm një vonesë të lehtë të të folurit por pas 6 muaj më vonë ajo vonesë do të jetë shumë më e madhe!

Duhet të punoni në shtëpi të bëni stimulimin e të folurit të fëmijës tuaj, t’a përfshini në aktivitete dhe t’i përshkruani atë që po bëni, përsëritni ato që thotë fëmija, lavdërojeni për çdo mundim për të folur, filloni me fjalë të thjeshta, me imitim të kafshëve, çdo herë vetëm thuajeni ju dhe mos i thoni fëmijës “thuj këtë”, lexoni përralla para gjumit, largojeni nga teknologjia. Iu rekomandoj që për hapat e mëtutjeshëm të konsultoheni me logopedin. Iu dëshiroj çdo të mirê!

Egzona Maloku – Logopede/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts