Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme – Çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje:

Përshëndetje.

Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme, shokët nuk e kuptojnë kur flet dhe tërhiqet, po e vërej që nuk po flet si bashkëmoshatarët. Çfarë më këshilloni të bëj?

Përgjigje:

Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin e papastër të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund të mos tregojnë gjërat me radhë, përfundime të bisedave pa kuptim, mund të bëjnë gabime gramatikore.

Është gjithashtu e rëndësishme nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal prej dy pjesëve (p.sh.: “Zbathi atletet dhe shko t’i pastrosh duart”).

Në shtëpi modeloni fjalë ose fraza që fëmija juaj i ka thënë gabimisht, me artikulimin tuaj të saktë por jo duke i bërë presion që fëmija të përsëris fjalën si i keni thënë ju, qëndroni në nivelin e fëmijës kur ia demostroni artikulimin korrekt.

Ju këshilloj të konsultoheni me logopedin për zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj dhe të filloni seancat logopedike, kjo është veçanërisht e rëndësishme për suksesin e mëvonshëm të fëmijës suaj në shkollë, shoqëri. Përveç punës me logopedin, punoni edhe në përforcimin e vetëbesimit të tij duke e përfshirë me aktivitete sportive ose aktivitete të tjera që i interesojnë.

Egzona Maloku – Logopede. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts