Pyetje:
Përshëndetje! Kam djalin e vogël 4 vjeç nuk i ka zbritur njëri nga testikujt pediatri këtu më sugjeroj që t’i bëjmë kurë me gjilpëra por ato nuk gjenden, një këshillë nga ana juaj?
Përgjigje:
Është e saktë se zbritja e testikujve bëhet me kurë, e cila nënkupton marrjen e injeksioneve, nuk ka dilemë që ky injeksion gjindet, nuk e di se ku jeni saktësisht, por besoj që në të gjitha vendet ekziston vetëm se mund të ndryshojë emri gjenerik se si mund ta gjeni në treg, por pa dyshim që mund ta gjeni dhe duhet të provohet. Nëse ka sukses atëherë nuk ka nevojë që të bëhet intervenimi, nëse jo atëherë patjetër që alternativa e vetme ngelet intervenimi, kjo vetëm nëse nuk ka zbritje pas marrjes së injeksionit për tri herë me radhë.
Dr.Ismail Lutolli spec Pediater
Subspecialist Hemtalog-Onkolog
/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”