Kam djalin në klasën e parë dhe ende po ka problem te shkronja “Th” dhe shkronja “Dh”, por më e shprehur te shkronja “Th”?

Pyetje:

Përshëndetje, kam djalin në klasën e parë dhe ende po ka problem te shkronja “Th” dhe shkronja “Dh”, por më e shprehur te shkronja “Th”, psh thotë  “Supa-Thupa” , “Mësuese- Thuthe”, “Voth- Dhoth” etj. A është diçka që përmirësohet vet apo duhet të mbaj seanca, po kam frikë shumë mos po e bullizojnë fëmijët e tjerë?

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Në moshën që është djali juaj nuk preferoj që të pritni se mos rregullohet vet. Është çrregullim i artikulimit dhe në këtë moshë kërkon patjetër seanca logopedike. Kjo është e rëndësishme për disa arsye të ndryshme. Gjashtë vjeçarët janë në shkollë, duke ndërvepruar me bashkëmoshatarët dhe me të rriturit si mësuesit. Aftësia për të komunikuar qartë i ndihmon fëmijët të rrisin  besimin dhe vetëvlerësimin e tyre . Nëse njerëzit i kërkojnë gjithmonë një fëmije të përsërisë fjalët fëmija mund të shmangë të flasë dhe të angazhohet me të tjerët dhe sidomos kur fëmija filloj dhe të kuptoj çrregullimin e artikulimit, andaj mos prisni por ndërhyni tani dhe besoj shumë që për periudhë të shkurtër do të arrini rezultate pozitive. Gjithë të mirat!

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts