Pyetje:
Përshëndetje.
Kam fëmijën 5 muaj dhe kam filluar me ushqime të ngurta pasi që formulën nuk e pranon ta pijë dhe kam vetëm me gji por nuk i mjafton. Problemi është që ka 6 ditë që nuk ka dal jashtë. A është në rregull apo ka ndonjë shqetësim, pasi që e pata te pediatri para 3 ditësh, më tha që nuk e ka barkun e fryer nuk më rekomandojë asgjë.
Përgjigje:
Një fëmijë edhe mund të mos ketë jashteqitje për disa ditë. A është normale duhet të vlerësohet në kontrollën e afërt. Duhet parë barku nga afër dhe përmbajtja në palpacion si dhe ka rëndësi përmbajtja e jashtëqitjes, konsistenca. Nëse vërtetohet që ka kapsllëk ka terapi dhe mund të ndihmohet,nëse nuk ka duhet ndjekur hapa tjerë. Fillimi i ushqimeve në moshen 5 muajore është një gabim që nuk duhej të ndodhte. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediater, Subspecialist,Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”