Fondacioni Ndërkombëtar për Kërkimin e Kancerit (World Cancer Research Fund International) kohët e fundit publikoi një Raport mbi lidhjen midis dietës, mënyrës së jetesës dhe aktivitetit fizik me shfaqjen e kancerit të gjirit. Raporti mori të dhëna nga 119 studime të kancerit të gjirit me 12 milionë gra dhe gjithsej rreth 260,000 raste të kancerit të gjirit, dhe ky raport përfaqëson seksionin më të madh, më të rreptë dhe më serioz të kërkimit në lidhjen midis shfaqjes sw kancerit të gjirit dhe disa zakoneve të jetesës.
Raporti vuri në dukje se ka prova të forta se alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve, edhe në sasi shumë të vogla, për shembull një gotë në ditë, si dhe obezitetin në grupmoshën 18 deri në 30 vjeç. Në të kundërt, aktiviteti fizik dhe ushqyerja me gji shoqërohen me uljen e rrezikut të sëmundjes. Gjithashtu, është interesant fakti se rritja e peshës trupore në moshën menjëherë para menopauzës është një shënues i uljes së rrezikut të sëmundjes.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun dhe besojnë se kjo lidhet me faktin se alkooli në trupin tonë shndërrohet në acetaldehid, i cili dëmton qelizat dhe sa më shumë të jetë aq më i madh është dëmi. Edhe sasi të vogla të acetaldehidit mund të krijojnë akumulime që dëmtojnë qelizat dhe nxisin sëmundjet.
Besohet se rreth 16% e rasteve të kancerit të gjirit mund të parandalohen nëse të gjitha gratë kanë një peshë trupore të shëndetshme. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”