Kanceri i gjirit dhe një gotë alkool është shumë

Shkruan:

Dr.Samire Ademi Lutolli

Gjinekologe – Obstetre

 

Fondacioni ndërkombëtar i kërkimeve për kancerin (World Cancer Research Fund International) publikoi kohët e fundit një raport mbi lidhjen midis dietës, stilit të jetesës dhe aktivitetit fizik me shfaqjen e kancerit të gjirit. Raporti morri të dhënat nga 119 studime të kancerit të gjirit dhe mbulon 12 milionë gra dhe gjithsej rreth 260,000 raste të kancerit të gjirit.

Raporti deri tani paraqet studimin më të madh, më të rreptë dhe më serioz të kërkimeve midis lidhjes së paraqitjes së kancerit të gjirit dhe shprehive të caktuara të jetës.

Në raport theksohet se ka dëshmi të forta se alkooli rrit rrezikun e sëmundjes, madje edhe në sasi shumë të vogla, si një gotë në ditë, si dhe obeziteti midis moshës 18 dhe 30 vjeç.

Përkundrazi, aktiviteti fizik dhe ushqyerja me gji shoqërohen me një rrezik të zvogëluar të sëmundjes.

Ekspertët paralajmërojnë se vetëm një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së kancerit të gjirit mga 7 në 12 përqind dhe besojnë se lidhet me faktin se alkooli në trupin tonë shndërrohet në acetaldehid i cili dëmton qelizat dhe sa më shumë që të ketë, aq më i madh është dëmi. Madje edhe sasi të vogla të acetaldehidit mund të formojnë masa që dëmtojnë qelizat dhe kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjes.

Është vlerësuar se rreth 16 përqind e rasteve të kancerit të gjirit mund të parandalohen nëse të gjitha gratë do të kishin një peshë trupore të shëndetshme./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts