Keni dëgjuar të thonë më mirë i lumtur sesa të kesh të drejtë?

Dy shtëpi pranë njëra-tjetrës, në njërën kishte ulërima dhe grindje të vazhdueshme, kurse në tjetrën qetësi. Kur burri dhe gruaja u grinden sërish, ajo i thotë: – A ke dëgjuar ndonjëherë që fqinjët tanë po zihen? Jo? Shko dhe zbuloje se si jetojnë ata.

Burri vendosi të qëndronte pranë dritares së shtëpisë fqinje dhe të shikonte. Të gjithë bënin punët e veta, gruaja në kuzhinë, burri shkruante diçka mbi tavolinë. Ra telefoni, burri u hodh, vrapoi në dhomë dhe kapi një vazo që ra dhe u thye. Burri u gjunjëzua dhe filloi të merrte copat. Edhe gruaja e tij vrapoi në dhomë, u gjunjëzua dhe filloi ta ndihmonte.

I shoqi i tha asaj: – Më fal, zemër, vrapova drejt telefonit, mora vazon dhe e theva.
Gruaja u përgjigj: – Jo zemer, fajin e kam unë, e vura shumë afër skajit.
Ata u përqafuan, mblodhën copat dhe secili u kthye në punën e tij.

Burri u kthye në shtëpi dhe gruaja e pyeti nëse e kishte mësuar sekretin e qetësisë së fqinjëve të tyre.
– Po, e kuptova. Në familjen e tyre të dy kanë faj kurse ne të dy kemi gjithmonë të drejtë. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts