“Vitet kalojnë dhe ne shikojmë se si prindërit tanë po dobësohen dita ditës, dhe atëherë një djalë bëhet baba për babain e tij”.
Babai plaket dhe fillojnë t’i dobësohet të pamurit dhe ndëgjimi, sëmundja e osteroporozës i bënë eshtrat e tij të dobësohen dhe të treten.
Babai i cili e ka mbajtur fort dorën tënde kur ke qenë i vogël, tani ai ka frig të qëndroj vetëm, tani ai ka nevojë për prezencën dhe ndihmën tënde.
Kjo është koha kur babai, dikur i fortë dhe i pamposhtur, bëhet i dobët dhe merr dy herë frymë para se të ngrihet në këmbë.
Babai, i cili dikur ishte udhërëfyesi dhe këshilltari jonë, sot ai psherëtin, rënkon nga dhimbjet e sëmundjeve të pleqëris, dhe kërkon ndihmën tonë për tu ngritur, kërkon krahun tonë për ta dërguar në toalet.
Babai ai i cili dikur ishte një punëtorë i zellshëm, ai tani nuk arrin dot të vishet dhe nuk kujtohet të marrë medikamentet.
Ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të jemi të nënshtruar dhe përgjegjës për atë jetë – për BABAIN tonë.
Ai që ishte shkak për ardhjen tonë në këtë jetë është qelës i paqës tonë shpirtërore.
Pleqëria e babait dhe e nënës, është mundësia jonë e fundit, një përpjekje për të dhuruar kujdesin dhe dashurinë që na është dhënë përgjatë jetës.
Dhe ashtu siç e kemi përshtatur shtëpinë tonë për fëmijët tanë (kemi bllokuar prizat, kemi rregulluar dhomat e lojërave), tani duhet të ndryshojmë dhe përshtatur çdo gjë për rehatin e prindërve tanë.
Transformimi i parë ndodh në banjë, ku duhet një ulëse komode në vaskën e dushit.
Ne tani do jemi kujdestar për prindërit tanë, dhe duart tona do të shtrihen në drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mbahen për duart tona ashtu sikur duart e tyre ishin ato që na mësuan hapat tonë të parë.
Si e lejuam të jëmi afër prindërve tanë vetëm atëher kur u sëmurën?
Do ndjejm keqardhje për kohën e humbur larg tyre, do pendohemi për të gjitha ato gjëra të cilat lejuam të jenë penges mes nesh dhe prindërve tanë.
Mjer për atë fëmijë i cili shfaqet vetëm në varrimin e prindërve të tij dhe nuk ishte pranë tyre sa ishin gjallë dhe humbi mundësin për të fituar kënaqësin e përjetësis e që arrihet vetëm me kujdesin e prindërve.
Miku im ishte me babain e tij në minutat e fundit të jetës së tij.
Kur infermierja po përpiqej ta ngrinte nga shtrati babain e tij, ai tha:
– Më lejoni të ju ndihmojë.
Ai u ngrit dhe për herë të parë mori babain e tij në prehër.
Vuri fytyrën e tij në gjoks, e mbajti për supet.
Babai i tij vuante nga kanceri, gjithçka që mbeti prej tij ishte një plak i vogël, i rrudhosur, i brishtë, që dridhej.
E përqafoi për një kohë të gjatë, siç e kishte përqafuar në fëmijëri – e ledhatoi duke u munduar ta qetësonte dhe i përshpëriti:
– Mos u shqetëso, unë jam këtu… jam këtu babi!
Ajo që çdo baba dëshiron të dëgjojë në ato momente – se djali i tij është pranë tij.
Lehtësoni atyre ditët e rrënda të pleqëris dhuroni dashurin e kujdesin tua,j sepse ata janë prindërit tuaj./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”