Këshilla e babait për djalin e tij

Kur isha i vogël, babai më pyeti: – A e dini se kush është personi më i rëndësishëm në dyqan, në një institucion, shkollë apo në ndonjë biznes?

U përgjigja: – Në biznes më i rëndësishëm është shefi. Në shkollë, është drejtori është më i rëndësishmi.

Babai im buzëqeshi dhe tha: -Jo jo! Më i rëndësishëm është në pozicionin më të ulët. Në shkollën tuaj, personi më i rëndësishëm është ai që e kaloni pa përshëndetur. Domethënë, pastruesi është personi më i rëndësishëm në shkollën tuaj! Ai kujdeset për higjienën dhe kjo është gjëja e parë që njerëzit e shohin, ai ka më shumë informacion për atë që po ndodh dhe di gjithçka për ju, sepse askush nuk e vëren dhe atij asgjë nuk i fshehet. Mos harroni ta përshëndetni, bisedoni dhe dëgjoni ata që janë lënë pas dore, sepse konsiderohen të vegjël, dhe të paditur. Mund të mësoni shumë prej tyre, shpesh jo vetëm disa informacione, por edhe humanizëm. (Kosara Lashova) /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts