Prindërit e rinj shpenzojnë pesë orë e 25 minuta në ditë duke u përpjekur ta bëjnë të porsalindurin e tyre të flejë duke vozitur, duke ecur ose duke lexuar.
Pavarësisht se sa i zoti jeni në ndërrimin e pelenave ose për t’iu përgjigjur të qarave të një foshnje, çdo prind e ka një gjë me të cilën lufton – ta bëjë të voglin e tij të flejë.
U zbulua se prindërit shpenzojnë 1977 orë në vit duke e vënë në gjumë fëmijën e tyre, që është rreth 82 ditë në vit.
Këto janë rezultatet e një studimi nga Sleep Junkie, në të cilin ata u kërkuan prindërve që kishin një fëmijë në 18 muajt e fundit të përshkruanin ditën e tyre të zakonshme. Prindërit e rinj shpenzojnë pesë orë e 25 minuta në ditë duke u përpjekur t’i vënë në gjumë fëmijën e tyre dhe kjo kohë shtohet gjatë një viti.
Gjithashtu, prindërit kanë disa mënyra mjaft interesante për t’i vënë të vegjëlit e tyre në gjumë. Për shembull, ata e bëjnë këtë duke vozitur, duke ecur ose duke lexuar një histori para gjumit. Mesatarisht, prindërit treguan se shpenzonin 41 minuta në ditë duke vozitur duke shpresuar që fëmija i tyre të binte në gjumë. Ata kanë ecur edhe për rreth një orë e 20 minuta në ditë me fëmijën në krahë për ta vënë në gjumë, që arrin në gati shtatë kilometra. Prindërit që lexojnë e bëjnë këtë për rreth 34 minuta në ditë dhe lexojnë mesatarisht 17 faqe çdo ditë. Meqenëse ka gjithmonë punë për të bërë rreth një foshnjeje të vogël, ka edhe larje, ushqyerje, bartje për shkak të gromësirës, ndërrimin e rrobave, etj, kështu që prindërit e të porsalindurve shpenzojnë vetëm pesë për qind të ditës për veten e tyre./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”