Me kalimin e viteve, lëkura jonë ndryshon. Një regjim për kujdes të fytyrës që funksionoi në të njëzetat nuk do të ket efektin e njejtën në të tridhjetat apo të dyzetat. Nëse qëllimi është të ruajmë një shkëlqim rinor, rrezatues edhe në vitet e “arta”, duhet të rregullojmë regjimin tonë të kujdesit të lëkurës përgjatë viteve.
Ne ju sugjerojmë produkte që duhen përdorur në të njëzetat, të tridhjetat, të dyzetat, të pesëdhjetat e më shumë, në mënyrë që lëkura juaj të duket sa më e shëndetshme.
Kujdesi për fytyrën në të njëzetat
Në këtë moshë, qëllimi juaj është të ruani dhe mbroni lëkurën tuaj. Në të njëzetat, shumë probleme të lëkurës vijnë nga një mënyrë jetese e shkujdesur (dhe neglizhenca e kujdesit): netët pa gjumë, konsumimi i alkoolit dhe duhanit, ekspozimi i diellit pa mbrojtje.
Rrudhat e holla në fytyrë fillojnë në gjysmën e dytë të viteve të njëzeta. Për t’i shmangur ato, është e rëndësishme të filloni me një rutinë të qëndrueshme të kujdesit të lëkurës e mes tjerash përfshin mbrojtjen nga dielli.
Përdorni një pastrues të butë të fytyrës që do të heqë grimin dhe yndyrën e tepërt, por nuk do ta thajë lëkurën.
Për kujdesin e përditshëm, kremrat më të mirë të fytyrës janë hidratuesit e lehtë që përmbajnë një faktor mbrojtës UV. Nëse ndonjëherë ju shfaqen puçrra (nuk kemi parasysh aknet serioze, për të cilat duhet të këshilloheni me një dermatolog), përdorni për to produkte që përmbajnë acid salicilik ose peroksid benzoil.
Nëse qëndroni zgjuar deri në orët e vona ose jeni konsumues të duhanit përdorni një antioksidant për të shmangur më shumë dëmtime në lëkurë. Në mbrëmje aplikoni një serum që përmban ekstrakt shege, vitaminë C ose ekstrakt të farave të rrushit. Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira të dëmshme përgjegjëse për pjesën më të madhe të asaj që përjetojmë si plakje e lëkurës, duke përfshirë linjat e imëta të fytyrës, ndryshimet në pigmentim dhe parregullsitë në strukturën e fytyrës.
Në mbrëmje përdorni një tonik për fytyrën dhe aplikoni një krem të lehtë.
Kujdesi për fytyrën në të tridhjetat
Gratë në të tridhjetat kanë nevojë për një pastrues fytyre që “funksionon” më shumë se ai që keni përdorur në të njëzetat. Rekomandojmë atë që heq make-up-in dhe bën një eksfolim të lehtë në të njëjtën kohë. Përshtateni tonikin e fytyrës me llojin e lëkurës tuaj.
Përdorni kremra për zonën rreth syve si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje për të hidratuar lëkurën në atë zonë dhe për të rritur elasticitetin e saj.
Kremrat e rrudhave për zonën rreth syve me mbrojtje UV janë ideale për mëngjes, dhe kremrat hidratues për mbrëmje.
Për kujdesin e përditshëm, përpara se të aplikoni krem kundër diellit, përdorni një krem të pasur me antioksidantë ose serum. Shtoni retinol në regjimin tuaj për të përmirësuar strukturën e lëkurës. Aplikojeni gjatë natës sepse rrezet e diellit çaktivizojnë retinolin, duke e bërë atë të pavlefshëm dhe shmangni aplikimin e tij në kapakët e sipërm pasi mund të irritojë lëkurën delikate rreth syve. Nëse mendoni se lëkura juaj ka nevojë për lagështi shtesë pas aplikimit të retinolit, përdorni një krem hidratues që nuk përmban retinol shtesë.
Kujdesi për fytyrën në të dyzetat
Në të dyzetat, rrudhat e shkaktuara nga mimikat e fytyrës nuk zhduken si në të tridhjetat. Niveli i estrogjenit zvogëlohet, kështu që lëkura juaj do të bëhet më e thatë.
Lëkura e qafës dhe dekoltesë gjithashtu mund të kenë rrudha. Në regjimin e kujdesit duhen shtuar kremrat që japin më shumë lagështi dhe ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit, si kremrat me peptide.
Lani fytyrën tuaj me një pastrues të zakonshëm të fytyrës që nuk bën shkumë dhe nuk thahet me një furçë të butë eksfolimi për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës.
Përdorni mbrojtjen UV çdo ditë për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe zgjidhni një produkt që përmban antioksidantë për të luftuar radikalet e lira për të ndihmuar në reduktimin e problemeve që keni tashmë.
Retinolet dhe peptidet janë dy grupe përbërësish që duhet t’i shtoni në rutinën tuaj nëse nuk i keni bërë tashmë.
Peptidet mund të ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit, veçanërisht kur përdoren në kombinim me retinol.
Për qafën dhe dekolte, përdorni produkte kundër plakjes që janë krijuar posaçërisht për lëkurën e qafës.
Kremrat më të mirë të fytyrës për këtë moshë janë ato që kanë nivele të larta të glicerinës ose acidit hialuronik për të ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë që i nevojitet.
Kujdesi për fytyrën në vitet pesëdhjetë
Humbja e tonit, lëkura e varur dhe rrathët e zinj rreth syve janë problemet më të shpeshta në këtë moshë, ndaj nuk mjafton përdorimi i vetëm kremrave dhe serumeve.
Përdorni rregullisht produkte që përmbajnë peptide, retinol ose aminoacide.
Përdorni një pastrues kremoz për fytyrën që do të hidraton lëkurën gjatë pastrimit të saj.
Zgjidhni një hidratues që përmban mbrojtje UV për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur. Meqenëse përbërësit si retinoli mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit, përdorimi i përditshëm i produkteve mbrojtëse nga dielli është e nevojshme.
Gjatë ditës, aplikoni një serum të pasur me peptide përpara mbrojtjes UV për të ndihmuar në prodhimin e kolagjenit.
Gjatë natës, vendosni retinol pasi keni vendosur kremin tuaj hidratues./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”