KËSHILLA PRAKTIKE SE SI T’I USHQENI FËMIJËT SHËNDETSHËM

Shkruan: Dr.Ismail Lutolli – Specialist Pediatër

Subspecialist Dietolog-Nutricionist, Hematolog, Onkolog.

Në cilësinë e Dietologut-Nutricionist sygjeroj prindërit që të lejojnë fëmijët të përgatisin ushqim në format e tyre të preferuara. Për fëmijët është shumë e rëndësishme forma e ushqimit, andaj lejoni të shprehen por edhe të marrin pjesë në përgatitje.

1.Nësë fëmija do që t’i servohet p.sh banane e prerë në copëza të vogla, mundësojani këtë ose nëse e do një ëmbëlsirë me miell integral në formën e një veture, plotësojani dëshirën. Ky është një proces përmes të cilit fëmijët mësojnë shumë gjëra të dobishme dhe zhvillohen edhe sa i përket imagjinatës, por edhe ju shtohet dëshira për të ngrënë.

  1. Realizoni me mençuri kërkesat e fëmijeve për ushqim. Nëse një fëmijë dëshiron diçka të ëmbël i ofrojmë atij në vend të çokollatave, ndonjë frut, hurmë, mjaltë, çokollatë e zezë etj. Fëmija do të bindet se këto janë alternativat dhe në heshtje do zgjedhë një nga këto ushqime. Le të jetë gjithmonë ushqimi i shëndetshëm në tryezën tuaj.
  2. Mos i impononi asnjë ushqim. Mos i kërkoni fëmijës të dëgjojë pa kushte dhe të hajë atë që i keni dhënë atij. Tregojani përse një ushqim është i mirë dhe tjetri është i keq. Flisni për vlerat që ka në ushqime me mollë, banane, dardhë, spinaq, karrota, vezë etj.

Sqarojani atë që është e dëmshme në ushqimet e shpejta si hamburger, patate të skuqura, pica etj.

Prioriteti ynë i përbashkët është shëndeti i fëmijëve ../natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts