Këshilla që çdo djalë duhet t’i dëgjojë nga babai i tij

Figura e babait luan rol kyq në formimin e karakterit të fëmijës.

“Kam dështuar shumë herë”

Fëmija është i prirur të besojë se babai i tij ka qenë çdo herë i sukseshëm, por ai duhet ta dijë që nga fëmijëria e hershme se babai i tij në përpjekje për të arritur sukses ka dështuar shumë herë dhe se dështimi asnjëher nuk mund të të ulë vlerën tënde si njeri.

 

“Duhet të bësh veten të lumtur në mënyrë që t’i bësh të tjerët të lumtur”

Një djalë duhet të mësojë nëse nuk e di se si është të duash veten, të njohë veten, të pranojë veten ashtu siç është ai nuk mund ta bëjë këtë ose të ndjejë për të tjerët.

 

“Trajtoji të tjerët ashtu siç do doje të të trajtojnë ata ty”

Është e rëndësishme që një baba ta mësojë djalin e tij të sillet me njerëzit ashtu siç do të donte ata të sillen me të.Kjo vlen për të gjitha fushat e jetës.

 

“Njerëzit e lënduar i lëndojnë të tjerët”

 Ky është më shumë se një mesazh frymëzues. Është një mësim që djemtë duhet ta mësojnë që në moshë të re.

Njerëzit e lënduar bëjnë dëm – qoftë me fjalë apo me vepra.

 

“Mos fajëso gjithmonë veten”

Një baba duhet t’i thotë djalit të tij se sa herë që ndodh diçka e keqe, nuk është gjithmonë faji i tij.

 

“Të dua dhe të kuptoj”

Dashuria duhet të jetë më shumë se thjesht një ndjenjë, duhet të jetë kuptimplotë. Është e rëndësishme që djali të ndiejë se babai i tij e kupton e do dhe se është krenar me të. Fjala ‘të dua’ drejtuar djalit përqon porosin.“Unë të pranoj kështu siç jë, sepse të gjithë jemi unik dhe se nuk mund dhe nuk duhet të jemi si të tjerët. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts