Çfarë është dashuria…nga këndvështrimi i një fëmije

Një grup fëmijësh 4-8 vjeç u pyetën: “Çfarë është dashuria?” Përgjigjet që morën ishin të gjera dhe të thella. Askush nuk i priste shpjegime të tilla. Fëmijët u treguan atyre se çfarë është filozofia e vërtetë dhe fuqia e vëzhgimit.

– “Kur gjyshja ime u sëmurë nga artriti, ajo nuk mund të përkulej më dhe të lyente thonjtë e këmbëve, dhe këtë gjë e bëri gjyshi për të. Kjo është dashuri!” (Rebeka, 6 vjeç)

– “Kur dikush të do, ai e shqipton emrin tënd në mënyrë të veçantë”. (Bill, 4 vjeç)

– “Dashuria është kur shkon diku për të ngrënë dhe i jep dikujt shumicën e patateve të tua të skuqura pa kërkuar asgjë në këmbim”. (Daisy, 6 vjeç)

– “Dashuria është kur i buzëqesh atij që e do edhe kur je i lodhur dhe i mërzitur.” (Terry, 4 vjeç)

– “Ka dy lloje dashurie: dashuria jonë dhe dashuria e Zotit. Dashuria e Zotit i bashkon të dyja!” (Xheni, 4 vjeç)

– “Dashuria – është kur nëna ime i bën kafe babit dhe pi një gllënjkë para se t’i jap babait, për t’u siguruar që kafeja është e mirë.” (Dani, 7 vjeç)

– “Dashuria është kur i thua të dashurit që të pëlqen këmisha e tij dhe më pas ai e vesh atë çdo ditë.” (Nancy, 7 vjeç)

– “Dashuria – është kur mbulohesh nga përqafimet, pasi keni kaluar disa orë larg njëri tjetrit. (Marry-Ann, 4 vjeç)

– “Kur dashuron dikë, qerpikët të janë vazhdimisht të ulur e të ngritur lart e poshtë dhe poshtë tyre sheh vetëm yje të shndritshëme”. (Caren, 7 vjeç)

– “Nëse nuk dashuron, në asnjë rrethanë nuk duhet të thuash ‘të dua’. Por nëse e do, atëherë duhet të vazhdosh ta përsërisësh.” (Xhesika, 8 vjeç)

– “Dashuria – është kur babi sheh mamin me disa kile më shumë dhe nuk mendon se ka një pamje të shëmtuar.” (Marku, 6 vjeç)

Dhe, në fund, autori i hulumtimit Leo B. shpjegoi një herë kuptimin e këtij lloj kërkimi. Qëllimi i tij ishte të gjente fëmijën më të vëmendshëm.

Fituesi ishte një djalë katër vjeçar, fqinji i tij kishe mbetur vetem pasi gruaja i kishte ndëruar jetë kohë më parë.

Duke parë që plaku po qante, djali hyri në oborr dhe ju ul në prehër. Kur nëna e tij e pyeti se çfarë i tha fqinjit, djali u përgjigj: “Asgjë, vetëm e ndihmova të qante”./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts