Nëse gjeni një iriq “të ngordhur” gjatë muajve të ftohtë, mos e varrosni, mos e hidhni në plehra… Askush nuk dëshiron të shohë një kafshë të ngordhur në oborrin e tyre ose në rrugë, por mund të jetë një iriq që bie në gjumë nga nëntori deri në mars.
Zakonisht hapin gropa për të qenë të sigurt, por ne kemi gjithnjë e më pak zona të gjelbra apo pyje dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të gjejnë një vend të sigurt për t’u strukur nga acari.
Disa mund të hyjnë në oborret tuaja duke kërkuar siguri dhe ngrohtësi për të mbijetuar, disa janë aq të rraskapitur nga kërkimi saqë përfundojnë duke fjetur në vende të ndryshme si buzë rrugëve apo trotuaret.
Nëse gjeni një iriq në oborrin tuaj ose diku në rrugë, bëni një vrimë në një kuti kartoni dhe në një vend të thatë, të sigurt dhe të qetë në mënyrë që ai të kalojë ditët e ftofta të dimrit sa më sigurt. Iriqi është një specie e padëmshme dhe shumë e rëndësishme në ekosistemin tonë. Ata hanë insekte, kërmijtë, bretkosat, hardhucat, gjarpërinjtë, duke përfshirë edhe ato helmuese. Gjithashtu shkatërrojnë foletë e miut. Ata nuk kanë frikë nga bletët apo grerëzat.
Një iriq mund të shkatërrojë lehtësisht folenë e grerëzave dhe ti hajë ato, duke injoruar kafshimet e tyre. Shkencëtarët kanë vërejtur prej kohësh imunitetin e iriqëve ndaj helmeve të forta, përfshirë kafshimet e gjarpërinjve. Ky fenomen antidot është ende i panjohur për shkencëtarët. Nuk ju kushton asgjë për të ndihmuar një kafshë kaq të brishtë. Le të jemi të dobishëm për kafshët!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”