Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre
Specialiste në subspecializim për infertilitet
Kontrollet e rregullta gjinekologjike nuk duhet të ndërpriten gjatë menopauzës, e cila është një periudhë shumë e rëndësishme për shëndetin e grave. Duke marrë parasysh se 45% e kancereve në trupin e femrës e kanë origjinën nga organet gjenitale dhe se këto çrregullime janë më të shpeshta mes moshës 40 dhe 55 vjeç, duhet treguar shumë më tepër kujdes në periudhën e menopauzës.
Kontrollet e rregullta për kancerin e gjirit, ovarian, kancerin e mitrës, kancerin e qafës së mitrës dhe kancerin e organeve gjenitale të jashtme janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve në këtë periudhë. Gjërat për të bërë gjatë menopauzës
- Ekzaminimi periodik gjinekologjik,
• Matja e densitetit kockor – skrining pas moshës 65 vjeç,
• Ekografia dhe mamografia e gjirit,
• Nëse është e nevojshme, terapi zëvendësuese hormonale. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”